Formula 1| Hamilton në vështirësi, ndjen presion të madh

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
10 Shtator 2018 14:57
Flet britaniku

“Kemi qenë vetëm një apo dy hapa pas, por e mbyllëm në pjesën e përparme. Është një ndjesi speciale dhe krenari që besoj se kjo sprovon gjithçka. Mbeten edhe shtatë gara që të siguroj gjithçka, nuk jemi duke fjetur. E dimë se duhet të punojmë më shumë se ata që të thellojmë hendekun e krijuar”.

Për “Die Welt” Lewis Hamilton rrëfen se, pavarësisht triumfit në Monza, ai ndjen presionin e Sebastian Vettel për titullin botëror edhe pse është më tepër se 30 pikë në avantazh nga gjermani në klasifikimin e Formula 1 për pilotë.

“Presioni është kaq i madh dhe se gjëja e vetme që mund të bëj është që të çoj pikë në shtëpi për çdo garë: mund të them që po marr maksimumin nga makina, por iu siguroj që në këto tre gara, nuk e kemi pasur makinën vërtetë në formë. Tensioni është i pranishëm dhe askush nuk mund ta evitojë. Për atë që e sheh nga jashtë është e vështirë ta kuptojë. Presioni është edhe më i lartë se sa kujtimet apo sukseset e mara”.

*****************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike