Formula 1/ Lewis Hamilton dhe kontrata e re, vjen vendimi

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
16 Maj 2018 17:52
Flet piloti

Duket thjesht një formalitet rinovimi i kontratës mes Lewis Hamilton dhe Mercedes. Palët e përfshira, në fakt, shumë herë kanë deklaruar se janë gati që të vijojnë të ardhme së bashku për të arritur tituj dhe fitore në seri.

Pak pas fitores në Barcelonë, vetë Hamilton deklaroi për shtypin anglez: “Arritëm që të bënim një takim me të gjithë kryetarët dhe kemi vetëm një person në skuadër që ka disa shqetësimë, se për çfarë, nuk e di. Po flasim për kontratën dhe nuk jemi shumë larg përfundimit të gjërave, shpresojmë që të ndodhë në të ardhmen e afërt”.

Qetësi edhe te drejtuesit, siç qartësojnë dhe fjalët e Toto Wolff: “Normalisht që ne nuk duam ta humbasim atë dhe nuk mendoj që të shkojë në një tjetër ekip, çdo gjë po shkon mjaft mirë. Nuk ka motiv pse ne duhet që të nxitojmë për diçka tjetër për vitin e ardhshëm, kemi pasur prioritete të tjera gjatë javëve të fundit, nuk kemi qenë të lumtur nga prezantimi i makinës tonë dhe duhet që të sistemojmë këto çështje. Përfundimi i një kontrate është një diçka që kërkon kohë. Kemi vendosur që të lëmë mënjanë këtë çështje për një moment, sepse duam ta mbyllim në momentin e duhur”. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike