Formula 1/ Raikkonen shmangi përplasjen në Kinë: Kjo është arsyeja

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
15 Prill 2018 22:13
Piloti finlandez i Ferrari-t u rendit i treti

Podiumi i dytë sezonal për Kimi Raikkonen, i treti në Kinë pas Riçiardo-s dhe Bottas. “Pas pushimit makina ishte e shpejtë, kishte një ritëm të mirë”, konfirmoi ai. “Ne ishim pak në vendin e askujt në këtë pikë, por në vijë të drejtë pash që makina po qëndrontë përpara dhe kuptova se isha duke konkurruar me ta, pasi po rikuperja terren në dyluftimet që po bëja. Në pak xhiro pothuajse e arrita qëllimin. Më pas makina e sigurisë na ndihmoi, i kisha gomat edhe më të freskëta. Në fund vendi i trete është një rezultat i mirë, edhe pse kam nevojë që të përmirësohem pak për të marrë pozicion më të mirë”.

Nisja – Raikkonen provoi që të merrte drejtimin që në nisje, por Vettel e mbylli në mënyrën më vendimtare: “Nëse nuk do të ngadalësoja makinën, do të kisha krijuar një përplasje”, shpjegoi piloti finlandez për mediat. “Për këtë arsye humba disa pozicione, por garat janë kështu”. /EDS/

I shumëkërkuari i Formula 1, kushtet për Ferrarin e Co.

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
25 Prill 2018 12:34
Piloti i Red Bull është i qartë

Daniel Ricciardo është në qendër të vëmendjes për një transferim te Ferrai në përfundim të kampionatit botëror të Formula 1. Sikurse raporton Gazetta dello Sport, piloti i Red Bull ka bërë të ditura kërkesat e tij financiare dhe kërkon të përfitojë 66 milionë euro në dy sezone. Ferrari dhe Mercedesi duhet të vendosin se çfarë do të bëjnë, por ndërkohë edhe tek skuderia austriake e kanë paralajmëruar pilotin e tyre.

Ata duan të dinë planet e tij dhe deri në gusht duhet të kthejë një përgjigje, në mënyrë që ata të nisin punën për gjetjen e një zëvendësuesi nëse vendos të ikë. Piloti 28-vjeçar fitoi së fundmi çmimin e madh të Kinës dhe tashmë është kthyer në nj nga pilotët më të kërkuar. Së fundmi ka pasur shumë zëra se ai ka mbyllur gjithçka me Ferrari-n, por nuk ka ende asgjë të konfirmuar, ndërkohë që nga ana tjetër vetë Ricciardo ka sqaruar se nuk ka dëshirë të nënshkruajë me askënd kontratë afatgjata, për shkak se në Formula 1 gjërat ndryshojnë shpejt dhe shpesh.

“Nuk dua të firmos asgjë për shumë gjatë, sepse nuk e di si shkon ky sport. Ndjej sikur gjërat në jetë ndodhin shumë shpejt. Çdo vit diçka mund të ndryshojë dhe nuk dua të ul moralin poshtë për katër vite dhe më pas të them ‘Nuk dua ta bëj këtë gjë më’. Idealja është të firmos kontratë 2-vjeçare. Mendoj se për dy vite mund të ndihem rehat dhe më pas të shoh se çfarë ndodh”, ka thënë mes të tjerash para disa kohësh Ricciardo.

Piloti austriak momentalisht ndodhet në vendin e katërt në formula 1 pas tre garave të para që janë zhvilluar. Sebastian Vettel kryeson klasifikimin e pilotëve me 54 pikë, i ndjekur nga Hamilton me nëntë pikë më pak. Bottas është i tretë me 40 pikë, kurse Ricciardo i Red Bull ka 37 pikë. /EDS/

 

 

Formula 1/ Nuk e ka nisur mbarë, por Hamilton betohet për Mercedes

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
24 Prill 2018 16:23
Piloti anglez ka një qëllim

Një fillim i sezonit nën nivelin e pritshmërisë nuk i ka turbulluar humorin dhe ambiciet kampionit të botës Lewis Hamilton. Në një video në sajtin zyrtar të skuderisë gjermane, piloti britanik ka shfaqur dashurinë e tij për “Shigjetën e Argjendtë”.

“Shpresa ime për të ardhmen është që të vijoj të rritem, të shkëlqej dhe të shkoj përherë para. Ky, natyrisht, për të përforcuar marrëdhëniet tona, por dëshiroj vërtetë që të çoj këtë skuadër sa më larg të jetë e mundur. Dua që të jem pjesë e këtij udhëtimi, në të cilin Mercedes është skuadra më e suksesshme në historinë e Formula 1”.

“Dua që ta çoj sa më lartë të jetë e mundur dhe sa më larg të jetë e mundur, duke u ndeshur me aq sa fuqi kam si pilot. Mendoj se kjo do të mërzisë ekipin e kuq dhe makinat e kuqe, por ky është objektivi im...”.

Mbi të njëjtën temë, drejtuesi kryesor i skuaderisë së Brackley, Toto Wolff dha mendimin e tij: “E njëjta gjë vlen dhe për mua, është e thjeshtë. Kemi nisur që të fitojmë së bashku në katër vitet e fundit dhe nuk ka vend tjetër që do të dëshiroja të isha. Mendoj se mund të ndërtojmë diçka që, që po ta shohim pas për 20 apo 30 vite, mund të themi se kemi qenë pjesë e “Shigjetës së Argjendtë”, në kohën që Mercedes ka qenë më i suksesshmi në Formula 1. Të punosh për një markë dhe një gjeneratë si kjo, një gjeneratë e këtij tipi, është diçka që nuk ndodh shumë shpesh”. /EDS/

MotoGP/ Piloti i Ducati-t tregon pse dështoi në Austin

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
24 Prill 2018 16:07
Spanjolli u rendit më keq se në prova

“Një garë për t’u harruar”. Këshu e ka komentuar renditjen në vendin e 11 në Çmimin e Madh të Amerikës Jorge Lorenzo. Faza kualifikuese nuk kishte shkuar keq për të, ku spanjolli u nis i gjashti në vijën e dytë. Por, nga nisja në semafor ai ka humbur shumë terren, duke provuar gjithsesi që të rimerrte vendin. Në fund është ndëshkuar nga rënia drastike e gomave dhe performanca fizike.

“Jam i zhgënjyer dhe i trishtuar. Nuk munda që të mbaj ritmin konkurrues në asnjë moment dhe për këtë kam vuajtur shumë, ashtu siç e prisja, me gomat e përdorura. Pak nga pak humba dhe ritmin”, deklaroi për MotoGp.com numri 99.

“Edhe në anën fizike motori kërkon shumë vëmendje në këto lloj rruge. Është një moment i komplikuar dhe duhet që të analizojmë deri në përfundim situatën”, shtoi spanjolli. “Shpresoj që kur të kthehemi në Europë të harrojmë dinamikën negative dhe të ndryshojmë”. /EDS/

MotoGP/ Dominoi në pistën Austin, por Marquez nuk është i kënaqur

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
23 Prill 2018 17:20
Spanjolli regjistroi fitoren e gjashtë

Marc Marquez ka dominuar Çmimin e Madh të Amerikës që u zhvilluar dje në pistën Austin në Teksas. Fitore që për spanjollin ka qenë e gjashta në këtë pistë duke konfirmuar se ai është dominuesi i saj. “Për mua është një çështje strategjie”, konfirmoi në fund të garës piloti. “Duhet të nisem më mirë dhe të nxitoj. Ka shkuar çdo gjë mirë dhe më pas dita ta mbaj ritmin. Nuk kisha shumë besim për të fituar, por e fitova atë dhe arrita që t’ia dal. Mendoj se nuk kam bërë diçka të tillë në MotoGP më parë. Kam kërkuar përherë që të nxitoj në fillim, më pas avash-avash u rrëzova. Para garës isha i sëmurë dhe gjatë garës nuk isha keq”.

Marquez ka gjetur rivalë: “Mua nuk më ka pëlqyer gara sepse bëra shumë xhiro i vetëm. Por shkoi mirë kështu. Mendoj që Yamaha ishte më e fortë në ndryshimin e drejtimit, ndërkohë që unë bëra diferencën gjatë kthimeve në të majtë, janë të preferuarat e mia. Në të djathtë, duke parë dhe telemetrin e Honda-s tjetër, unë isha më i avancuar”.

Në fund, Marquez ka folur edhe për polemikat me Valentino Rossi-n: “Kam dëgjuar për atë që ndodhi në Argjentinë, por gjatë dy ditëve kam analizuar atë që mund të kisha bërë mirë dhe atë që mund të kisha bërë keq dhe kam kërkuar që të mos bëj të njëjtat gabime. Kur jam nën presion punoj më mirë”. /EDS/