Formula 1/ Vettel kërkon që të gjejë gabimet për garën e Spanjës

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
15 Maj 2018 16:26
Zhgënjim te Ferrari

Vettel e mbylli i katërti në garën për Çmimin e Madh të Barcelonës: është herë e parë në këtë sezon që në podium nuk është një Ferrari. Në xhiron e 41 Vettel humbi dy pozicione, duke lënë vendin e dytë për të kaluar i katërti, gjithçka pas një ndalese në ‘pit stop’ për 5.6 sekonda.

“Shpjegimi është mjaft i thjeshtë – komentoi Vettel – gomat tona duruan më pak se të të tjerëve. Gomat e përzgjedhura për këtë garë na kanë ngadalësuar, por ishin të njëjtat për të gjithë. Kështu, duhet që të kuptojmë se ku kemi gabuar. Ne u munduam që të evitonim ndalesën në ‘pit stop’ për shkak të gomave. Më pas, humbëm kohën në ‘pit stop’. Nuk arritëm që të mbanim makinën në mënyrën e duhur, patëm gjithashtu dhe probleme të bilancit”.

Vettel më në fund ka provuar që të fitojë vendin e tretë, por Verstappen ia arriti që ta mbyllë më së miri: “Hamilton ishte më i shpejtë, kishte një hap tjetër. Pas ‘pit-stop’-it, në fund të garës, makina shkoi më mirë, por Verstappen ka qenë i zoti që të rrijë përpara”. /EDS/

Formula 1/ Vettel flet për shokun e ri të skuadrës: Mund të jetë Hamilton?

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
23 Maj 2018 16:55
Te Ferrari hapet një çështje

Çelësi i suksesit për Sebastian Vettel do të jetë po të rigjejë sa më shpejtë fitoren e tij të parë në cirkuitin e qytetit të Montekarlos. Gjermani në konferencën për shtyp ka thënë: “Besoj se ajo që kanë thënë të tjerët është e drejtë, Barcelona nuk ka qenë një garë pozitive për ne. Të shtunën kemi qenë më mirë, më pas në garë shkoi ashtu. Kishim disa ide dhe besonim se mund të kushtëzonim garën. Por, këtu pista është ndryshe, atë që kam vënë re mund të më shërbejë që të shkojmë shumë më para”.

Gjermani ka vijuar që të flasë edhe për prospektivat për këtë garë: “Makinat me timon të gjatë kanë shkuar përherë mirë këtu, ne nuk jemi ulur në një autobus. Kemi ëprmirësuar makinën zyrtare në të gjithë sektorët”.

Në fund jep një mendim për të ardhmen e shokut të skuadrës: “Leclerc duhet të vijojë në rrugë të mendojë vetëm për këtë moment. Duhet të injorojë fjalët që shpesh na rrethon. Me mua te Ferrari? Nuk jam unë ai që firmos kontratat, duhet t’ia kërkojë Arrivabene-s. Besoj se në garat e bëra deri më tani ka treguar vlerat e tij. Hamilton te Ferrari? Nuk më shqetëson por jam i lumtur me raportin që kam me Kimi-n. Nuk mund të di se çfarë mund të ndodhë, por jam i qartë që ka prioritet Mercedes-in dhe një ndryshim i mundshëm do të ishte surprizë. Jam i lumtur që jam këtu”. /EDS/

*****************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli

Formula 1/ McLaren, një investitor kanadez gati të blejë aksionet

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
22 Maj 2018 16:08
Ja sa ka investuar

Sipas ‘racefans.net’, një kompani kanadeze, në pronësi të babait të pilotit të Force India dhe aktualisht i impenjuar në Formula 1, Nicholos Latifi, ka investuar më shumë e 203,8 milion paund, afërsisht 233 milion euro në ekipin McLaren.

Michael Latifi bëri investimin përmes Nidala, një kompanie që i ka bazat në Ishujt e Virgjër. Babai i pilotit të përmendur më sipër është administratori i deleguar i Sofina Foods, një kompanie të rëndësishme kanadeze. Latifi mund të replikojë kështu me Lance Stroll Sr., i cili ka ndihmuar të birin e tij të shkojë në Formula 1 në skuderinë Williams.

Skuadra e Woking është i angazhuar për të bërë një ristrukturim pas largimit të një prej investitorëve kryesorë, Ron Dennis. Në këtë situatë, kompania kanadeze e Michael Latifi-t ka hyrë për të blerë shumicën e pjesës së aksioneve të grupit McLaren. /EDS/

*****************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

MotoGP/ Një vit më pas, askush nuk e beson që Hayden nuk është më

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
22 Maj 2018 15:30
Mesazhet e kolegëve

Askujt nuk i kishte shkuar në mendje, por ndodhi, më 22 maj të vitit të shkuar u nda nga jeta Nicky Hayden për shkak të një incidenti në pistë. Sot, e gjitha botë e sportit të dyrrotëshave ka bërë homazhe jo vetëm për kampionin e botës, por edhe për një nga pilotët më konkurrues në botën e motoçiklizmit. Amerikani, i cili ndër të tjera pati fituar titullin në vitin 2006 me Honda-n zyrtar, ka garuar edhe për Ducati-n.

Honda, në profilin e vet zyrtar në Twitter ka shkruar ditën e sotme: “Sot bëhet një vit dhe ne ende nuk mund ta besojmë që Nicky nuk është më. Na mungon, shoku!”.

Edhe Casey Stoner, i cili ka qenë shok skuadre me amerikanin në dy vitet e fundit te Ducati (2009, 2010), e ka kujtuar publikisht atë: “Nuk mund ta besoj që ka kaluar një vit, më mungon shoku”.

Pilotët në WorldSBK, në këto 365 ditë që nga ngjarja, kanë pasur iniciativa të ndryshme për të kujtuar ‘Kentacky Kid’. Si shembull është “Kopshti Hayden” në Missano, vendi ku ndodhi incidenti. Hayden e donte Italinë dhe Italia atë! /EDS/

*****************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

MotoGP/ Zarco dhe ëndrra që iu kthye në makth, flet piloti

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
21 Maj 2018 16:46
Ja çfarë ndodhi në Francë

E nisi nga ‘poleposition’, të dielën Johan Zarco me Monster Yamaha Tech 3 për një moment ëndërroi fitoren në Çmimin e Madh të Francës. Për fat të keq, ëndrra e tij u transferua në një makth, dhe Zarco që humbi gjithçka në kthesën e 8, pothuajse në nisje të rrugës. Francezi, sidoqoftë, nuk ishte i vetmi pretendent që përfundoi në zhavorr, me Andrea Dovizioso-n me Ducati që u rrëzua kur kishte marrë në dorë komandën e garës në xhiron e pestë, ndërsa Andrea Iannone me Suzuki doli jashtë që në xhiron e parë.

“Ka qenë një mëkat i vërtetë, do të më shërbejë si leksion”, kjo është “mea culpa” e Johan Zarco-s, i cili shtoi: “Duhet të isha më tepër në 100%, të mendoja se si të isha para Marquez-it, i cili ma bëri garën më të komplikuar. Marc më superoi dhe nuk mund të rrija pas djemve sepse do të kisha humbur shumë pozicione, ja përse kërkova që të rikthehesha shpejt në vendin e dytë, por në kthesën e tetë hyra pak shpejtë dhe motori ishte ende i rëndë, provova që të frenoja por më pas rashë. Nuk prisja që të përplasesha. Kështu, është mëkat. Ishte Çmimi i Madh i Francës, të gjithë po thërrisnin emrin tim”. /EDS/

*****************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.