Formula 1 zbarkon në Vietnam, gara e parë në vitin 2020

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
7 Nëntor 2018 14:51
Sot ka ardhur zyrtarizimi

Prej muajsh qarkullonte lajmi se Formula 1 do të zbarkojë në Vietnam dhe sot ka ardhur zyrtarizimi. Nga viti 2020, një nga garat e Botërorit të automobilizmit do të zhvillohet edhe në cirkuitin e Hanoi, në Vietnam. Lajmin e ka konfirmuar vetë Formula 1 në faqen e saj zyrtare në “Twitter”, që konfirmon marrëveshjen mes presidentit Chase Carey dhe kompanisë Vingroup, që do të promovojë dhe organizojë këtë garë.

Sipas burimeve pranë F1, mësohet se gara e Vietnamit do të zhvillohet në prill të 2020-ës dhe do të jetë gara e katërt që zhvillohet në kontinentin aziatik, pas Kinës, Japonisë dhe Singaporit. Për në këto pista aktuale, Botërori do të zhvillohet në pjesën e dytë të sezonit. Pista do të jetë e gjatë 5.5 km, në total janë 22 kthesa dhe do të jetë një pjesë e drejtë e gjatë 1.5km, ku shpejtësia maksimale pritet të shkojë 335km/orë.

“Jemi të lumtur të konfirmojnë se Hanoi do të mirëpresë një garë të Formula 1. Kemi vendosur prej kohësh që të zgjerojmë horizontet tona dhe Vietnami përfaqësonte një ambicje për ne”, tha Chase Carey, presidenti i Formula 1. Gara në Hanoi pritet të zhvillohet në rrugët qytetase, pra pritet një pistë spektakolare dhe mjaft interesante. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike