Formula1/ Red Bull cakton datën kur do të zbulojë njëvendëshen

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Shkurt 2018 17:24
E publikuan në Twitter

Pak më shumë se një muaj na ndajnë nga nisja e Botërorit të Formula 1, është koha e prezantimit të njëvendësheve. Sot, Twitter na kujton “ditën x”, është Red Bull, që në profilin zyrtar ka postuar një “gif” me datën në të cilën Max Verstappen dhe Daniel Ricciardo do të zbulojnë RB14-ën e re në publikun e gjerë, pikërisht më 19 shkurt. Ajo e skuderisë austriake do të jetë makina e dytë që do të prezantohet, ekzaktësisht një javë para se të nisin testet para-sezonal të Barcelonës.

Takimi i parë është më 15 shkurt, kur Williams do të zbulojë makinën e vet në Londër. Më 20 shkurt do të jetë radha e Sauber-Alfa Romeo dhe e Renault. Ferrari dhe Mercedes do të prezantojnë njëvendëshet e tyre të mërkurën më 22 shkurt, por në orare të ndryshëm. Më 23 shkurt do të jetë Alonso që do të zbulojë MCL33. Më 26 i takon Toro Rosso-s. Ende për t’u prezantuar, mbetet Force India për në fund. /EDS/

Formula 1/ Te Mercedes ka luftë brenda llojit, e konfirmon Bottas

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
19 Shkurt 2018 21:52
Njëkohësisht shokë dhe kundërshtarë me Hamilton

Pas një viti stërvitje te Mercedes ka ardhur momenti që të bëjë një hap në cilësi Valtteri Bottas dhe të garojë për titullin dhe jo vetëm për ndonjë Çmim të Madh. Ai e konfirmon objektivin në një intervistë për Sky Sport.

“Isha i befasuar nga ato çfarë mësova në sezonin tim të pestë të Formula 1. Njerëzit e rinj me të cilët gjeta në Mercedes në vitin 2017 më ndihmuan të bëja një hap të madh përpara si pilot. Unë kam qenë shumë larg arritjes së qëllimit të vërtetë të karrierës sime dhe nuk mendoj se është e nevojshme t'ju them se çfarë është, por këtë vit shpresoj se mund të luftoj me të vërtetë për titullin. Ndihem gati".

Bottas më pas ka folur për raportin e tij me shokun e skuadrës, një shok të vështirë si Hamilton: “Lewis ka demonstruar se është i fortë, vërtetë shumë i shpejtë. Por është pika ime e referencës për t’ia nisur sërish nga fillimi. Duhet të punoj akoma dhe besoj se asnjë nuk është i pathyeshëm dhe në fund ky është objektivi im; ti mund”. /EDS/

MotoGP/ Honda, Marquez: Dua triumf që në fillim

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
19 Shkurt 2018 21:38
Piloti spanjoll është i vendosur për të ardhmen

Marc Marquez, në pistën tajlandeze të Buriram, ka demonstruar se është në formë të shkëlqyer. Kampioni i botës në fuqi ka mbyllur tri ditët e testeve në vendin e tretë me kohën më të mirë. Fillimi i sezonit është intensiv. Marquez ka vendosur një shpejtësi matës për tre kilometra dhe me më shumë xhiro nga të gjithë: 596.

Ndër të tjera, në Chang International Circuit, ka vendosur rekordin me 271 xhiro, e njëjtë me  atë në Phillip Island 2017. Objektivi i pilotit të Honda-s është shumë i qartë: “Dua të fitoj që në fillim”, ka deklaruar në mikrofonin zyrtar të MotoGP. Kënaqësi që konfirmohet edhe nga një video e publikuar në Twitter. /EDS/

 

MotoGP/ Rossi çdo ditë dhe më mirë: Më pëlqen

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
18 Shkurt 2018 21:47
Italiani po kalon momente pozitive

Vështirësitë mbeten, por Valentino Rossi është shumë optimist. Kanë qenë këto ndjesitë e Rossi-t pas ditës së tretë të testeve të cirkuitit taialandez në Buriram. Në ditën e dytë piloti i Yamaha u pozicionua në vendin e 14 në bazë të kohës, por në ditën e tretë ai u ngjit në vendin e 10.

“Ishte një test i komplikuar, por ka shkuar pak më mirë në ditën e tretë, mbi të gjitha pasdite: kisha pak më shumë punë për të bërë, ishte e rëndësishme që të provoja gjithçka. Në orën e fundit isha mjaftueshëm shpejtë dhe mund të regjistroja kohën 1’30”2 nëse nuk do të kisha gabuar në kthesën e fundit”.

Valentino Rossi ka folur edhe për modifikimet e komponentëve elektrikë të motorit: “Dje isha më shumë i shqetësuar, sot shkoi pak më mirë, por nuk e dija se çfarë më priste, sepse situata e motorit tonë ndryshon shumë shpejtë. Është një situatë mjaft e çuditshme, diçka e thjeshtë që e kam pasur edhe në vitin 2017 në karrierën time. Sigurisht, duhet të punojmë dhe në pjesën elektronikë, por nuk besoj se në Katar nuk do të kemi diçka të re: duhen edhe disa muaj punë deri në përfundim”. /EDS/

 

Formula 1/ Mercedes, Vowles parashikon parakalime

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
18 Shkurt 2018 18:29
Do të ndikojnë gomat

“Më shumë parakalime dhe pit stop me gomat e reja Pirelli”. Është i bindur i shefit strategjisë së Mercedes, James Vowles, i cili shpjegoi për Crash.net çfarë do të jetë, sipas mendimit të tij, trendi i garave të F1 që nga viti Botërori 2018.

Pirelli ka prezantuar dy goma të reja për sezonin e ardhshëm të F1 me shtimin e super të ashprave dhe super të butave me mundësitë aktuale. Ndryshimet, këto, bëhen për të inkurajuar më shumë ndalesa dhe gara më të shpejta. Vowles është i bindur se gomat e reja Pirelli do të garantojë dy pit stop në shumicën e garave me makinat më të shpejta rreth një sekondë në respekt të vitit të shkuar.

 "Këto goma janë më të buta, që do të thotë më shumë të degradueshme, më shumë kohë në xhiro dhe më shumë kërkesa të forta", tha Vowles. “Në të kaluarën makinat kanë humbur shumë në aspektin e performancës duke u përpjekur të kapen me një gomë”. /EDS/