Fortuna Dusseldorf e Valon Berishës bie në Bundesliga 2, fati i shqiptarëve tjerë pas mbylljes së kampionatit

27 Qershor 2020

Fortuna Dusseldorf ka pësuar humbje në ndeshjen vendimtare për mbijetesë duke u dorëzuar përballë Union Berlinit me rezultat 3-0.

Në këtë ndeshje vendimtare, Valon Berisha nuk u paraqit për asnjë minutë edhe pse ishte në bankën rezervë.

Tani pritet që Berisha të kthehet te Lazio, pasi klubi italian zotëron kartonin e tij.

Valon Berisha (Foto: Fortuna Dusseldorf/Twitter)

Lojtari më i suksesshëm shqiptar në rrafshin ekipor, doli Leon Dajaku, që u shpall kampion me Bayern Munich, ndërsa zhvilloi dy ndeshje.

Admir Mehmedi me Wolfsburgun e tij e mbylli sezonin në vendin e shtatë.

Amir Abrashi me Freiburgun që pati pak paraqitje shkaku i dëmtimeve e ka mbyllur kampionatin në vendin e tetë.

Elvis Rexhbeqaj me Kolnin e ka mbyllur kampionatin në vendin e 14-të, shkruan Telegrafi.

Lojtarët shqiptarë në Bundeliga

Leon Dajaku (Bayern Munich)

Admir Mehmedi (Wolfsburg)

Amir Abrashi (Freiburg)

Elvis Rexhbeçaj (Koln)

Milot Rashica (Werder Bremen)

Valon Berisha (Fortuna Dusseldorf)

Klaus Gjasula (Paderborn)

Milot Rashica do të luajë dy ndeshje play-off për të siguruar një biletë edhe për edicionin e ardhshëm në Bundeliga.

Valon Berishës dhe Fortuna Dusseldorf do t’i bashkohen në Bundeliga 2 edhe Klaus Gjasula me Paderbornin e tij.

Renditja e Bundesligës pas 34 xhirove 

/Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com