FOTO| 3 milionë £ në garazh, koleksioni i makinave të Benzema

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
16 Maj 2018 16:56

Si një prej lojtarëve më të mirë në qarkullim Karim Benzema ka fituar miliona përgjatë viteve. E duke ditur pasionin e tij për makinat, nuk është aspak çudi që shtëpia e tij të ketë një garazh gjigant. Ylli i Real Madrid ka në pronësi të tij një koleksion makinash që ka vlerë rreth 3 milionë £.

Në listën e makinave të tij përfshihet një Bougatti Veyron tepër e veçantë që kushton 1,5 milionë paund, si dhe një Ferrari 458 Spider që kushton 200 mijë paund dhe shumë makina të tjera, si Mercedes Benz-SLR me vlerë rreth 750 mijë paund dhe një Audi RS6 Avant C7 i dhuruar nga marka gjermane e makinave që sponsorizon lojtarin.

Makina të tjera më modeste janë një Audi Q5, që me siguri e përdor për të bërë blerjet e fundjavës, por edhe një Mercedes-AMG Classe G63./EDS/

 

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike