FOTO/ Balaj i bekuar në Dubai, ja çfarë i komenton Roshi

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Shkurt 2018 12:00

Bekim Balaj vazhdon të jetë i dëmtuar ndërsa ka zgjedhur që të kalojë pak kohë relaksusese në Dubai. Sulmuesi kuqezi që aktivizohet në radhët e Akhmat Grozny në Rusi, duket se që pas dëmtimit të fundit nuk po arrin të gjejë formën e tij.

Mirëpo, një mënyrë e mirë për t’a kaluar stresin janë edhe udhëtimet. 27-vjeçari së fundmi ka postuar në profilin e tij në “Instagram” foto ndërsa pushon në klimën e nxehtë vendit arab.

I veshur me “Gucci”, lojtari shihet i shtrirë në një karrige ndërsa ka marrë komente të shumta edhe nga miqtë e tij. Njëri prej tyre është edhe shoku i tij i ekipit, mesfushori fierak, Odise Roshi.

“A sa bukur aaaaaaa sic esht ajo fjala @kidi_selmani @elis.kokolari @g.tusha te çoft zoti ne Jumeirah”- ka shkruar “raketa kuqezi” në foton e shkodranit, ndërsa Balaj i është përgjigjur “Kadalkadal sonte”. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike