FOTO/ “Çudi shqiptare”, porta 5 cm më e vogël, jehonë në mediat britanike, befasohet edhe Mourinho

25 Shtator 2020

Një situatë e çuditshme dhe e padëgjuar për një trajner si Mourinho apo një klub si Tottenham por në Shqipëri nuk është aspak një risi. Përpara fillimit të sfidës, Shkëndija-Tottenham, gjatë kohës kur ekipet po bënin nxehjen e fundit, portieri i “gjelave”, Hugo Loris ka pikasur se porta e tij ishte pak më e vogël.

Në këtë moment Loris ka njoftuar Jose Mourinhon i cili gjithashtu e ka kuptuar më sy të lirë që porta ishte më e vogël. Ky detaj nuk mund të lihej pa u komentuar nga një trajner special si Mou:

“Para ndeshjes ishte një situatë shumë qesharake sepse portieri im më tha se porta ishte më e ulët. Unë shkova ta shihja dhe ishte e vogël. Portierët të cilët shpenzojnë një kohë të madhe aty, e kuptojnë menjëherë. E ndjeva se diçka ishte gabim dhe mora delegatin e UEFA-s, rezultoi që ishte pesë centimetra më e ulët. Kërkuam që portat të ishin në dimensionet e duhura”, u shpreh portugezi pas ndeshjes.

Kjo ngjarje ka bërë jehonë në mediat britanike të cilët nuk i kanë kushtuar fare rëndësi rezultatit përballë Shkëndijës së Tetovës por janë marrë me këtë detaj duke i kushtuar faqen e parë të gazetës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com