FOTO/ E dashura e Neymar super seksi në Karnavalet e Rio-s

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
12 Shkurt 2018 12:18

Bruna Marquezine, e dashura e Neymar ishte një nga yjet e Karnavaleve të Rio-s. Aktorja braziliane pushtoi mediat me veshjen e saj tejet të veçantë dhe seksi.

Pasi festoi ditëlindjen e 26-të të sulmuesit të PSG-së në Paris, bukuroshja u rikthye në Brazil për të marrë pjesë në festën e madhe të karnavaleve.

Atlete të bardha, pantallona të shkurtër me gurë, geta dhe lart mbante të veshur një palë recipeta me gurë që nuk i linin end imagjinatës. Me pak fjalë, dukej tipike një braziliane e bukur dhe tejet seksi. /EDS/

 

 

🔥 #brumarquezine

A post shared by brumar (@brumar_fc__) on

Tifozi i Partizanit injoron të dashurën për skuadrën e zemrës, ja mesazhet | FOTO

Ti mund ta lexosh kete ne 0 min.
19 Shkurt 2018 17:08

Kur na ndan pak më shumë se një orë nga fillimi i kryendeshjes së javës së 20-të të Kategorisë Superiore midis Partizanit dhe Kukësit, tifozët e dy ekipeve nxitojnë për të shkuar në stadium. Madje ka nga ata tifozë që refuzojnë edhe një takim me të dashurën për të mbështetur ekipin e zemrës. Një tifoz i Partizanit ka befasuar të dashurën e tij me përgjigjen që i ka kthyer, pasi kjo e fundit i ka kërkuar të takohen. Për më tepër lexoni sms-t që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin. /EDS/

Xhaka romantiku, çfarë surprize për të dashurën

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
19 Shkurt 2018 12:16

Taulant Xhaka ka shfrytëzuar fundjavën për të kaluar disa momente romantike me të fejuarën e tij, Arbnorën. Mesfushori kuqezi ka postuar një foto në profilin e tij në "Instagram", teksa e dashura e tij është shtrirë pranë tij. Një foto tejet romantike realizuar në "Buergenstock Resort".

Çifti duket shumë i lumtur pranë njëri-tjetrit ndërsa po përjetojnë momentet e tyre të dashurisë. Xhaka është njohur me vajzën nga Kosova në Zvicër, aty ku kanë lindur edhe shkëndijat e para të dashurisë. Pak muaj më parë ato e kurorëzuan lidhjen me fejesë. Futbollisti ashtu sikurse edhe partnerja e tij postojnë foto të shumta në rrjetet sociale gjatë kohës që kalojnë së bashku, ku nuk ngurojnë të shprehin dashurinë që ndjejnë për njëri-tjetrin. /EDS/

Lingard drekon me modelen amerikane

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
19 Shkurt 2018 11:06
Mesfushori i United shijon kohën e lirë me partneren

Jesse Lingard ka përfituar nga koha e pushimit për të drekuar me të dashurën e tij në Londër. Mesfushori i United së bashku me Jena Frumes u fotografuan teksa po futeshin brenda restoranti në kryeqytet. Lingard kishte veshur një kostum sportiv të zi, në sy mbante një palë syze dhe në kokë një kapele ngjyrë bezhë.

Nga ana tjetër modelja amerikane kishte veshur xhinse blu, gjysmë-çizme të zeza lëkure, xhup lëkurë dhe një bluze të zeze të shkurtër ku tregonte barkun e saj. Çifti janë së bashku prej disa kohësh dhe duket se janë tejet e lumtur. Kjo shihet edhe në takimet e shpeshta që kanë vazhduar të bëjnë së fundmi. /EDS/

Ylli i pornografisë kërkon të rikthehet në sport

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
18 Shkurt 2018 16:55

Melo Imai, një yll japonez i pornografisë ka deklaruar se dëshiron t’i kthehet botës së sportit. Ajo më parë ka praktikuar Snowboarding, ku ka marrë pjesë edhe në Lojërat Olimpike Dimërore në Torino, kur ishte vetëm 18-vjeçe. Imai konkurroi në disiplinën halfpipe, ku pësoi një dëmtim të madh që e shtyu të tërhiqej. Pasi u largua nga sporti, 30-vjeçarja vendosi t’i futej botës së pornografisë.

Përveç kësaj, ajo ka treguar se ka ushtruar edhe profesionin e prostitutës në disa lokale, ku ka fituar 9.400 dollar në një natë. Në muajin mars Melo mori pjesë në kampionatin e 35-të të Japonisë për Snowboarding, ku fitoi medaljen e artë me një rezultat të shkëlqyer prej 90.75, shumë më përpara se Momoa Mori që grumbulloi 76.75, e cila mori medalje të argjendtë. /EDS/