FOTO / Emery prezantohet në ‘Emirates’ dhe bën një premtim

Në prezantimin e tij zyrtar tek Arsenal, Unai Emery falenderoi së pari Arsene Wenger për trashëgiminë që ka lënë në klub, duke zbuluar se vendimin përfundimtar për të marrë drejtimin e klubit londinez e mori pas takimit me pronarët në Atlanta këtë javë.

Ulur përkrah shefit ekzekutiv Ivan Gazidis, Emery e nisi konferencën në spanjisht: “Faleminderit Arsene. Puna e tij është si pikë referimi dhe kam mësuar prej gjithçka nga futbolli. Anglishtja ime lë pak për të dëshiruar, por mund t’u them tifozëve që jam shumë i lumtur”.

Gazidis shpjegoi se Arsenal kishte tetë kandidatë të cilët u intervistuan të gjithë në datat 25 prill – 15 maj. Por takimi që i bëri të gjithë të binin dakord, ishte me familjen Korenke në Atlanta të martën. “E kam ndjekur karrierën e Unai-t nga afër, që kur drejtonte Valencia-n. Ka qnë gjithmonë në radarët e mi dhe mund të them se skuadrat që ai drejton përmirësohen me kalimin e kohës”, tha Gazidis.

Emery vlerësoi shumë marrëdhënien e krijuar menjëherë me klubin: “Pati një shkëndijë fantastike mes nesh. Arsenal ka një histori të mrekullueshme dhe besoj që të ketë edhe një të ardhme të tillë”. Megjithatë, spanjolli e pranon se e di mirë çfarë e pret, pasi duhet të konkurrojë me 17 trofe të fituar në 22 vite nga Ëenger. “Sfida është e madhe”, tha ai. “Por kam punuar edhe më parë me projekte të mëdha dhe jam krenar që po marrë detyrën këtu pas Wenger-it”./EDS/

****************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com apo edhe riprodhimi i lajmit pa autorizimin tonë. Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan