FOTO/ Ja arsyeja përse tërbohet Icardi me gruan

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
10 Shkurt 2018 12:52

Wanda Nara ka vendosur që kohët e fundit të mos publikojë foto me bashkëshortin e saj, Icardi-n. Modelja argjentinase di si të tërheqë gjtihnjë vëmendjen e media-s. Që pas fotos së fundit që ka postuar me sulmuesin e Inter, më 20 janar, në profilin e saj mund të shikoni vetëm foto tejet pikante të saj.

Mediat italiane para pak ditësh dyshuan për një ndarje të mundshme të çiftit, pasi kishin hequr njëri-tjetrin nga lista e miqve në “Instagram”. Por, më pas të dy u fotografuan në “San Siro” së bashku. Ndërkohë që duket se e gjitha ishte vetëm një “lojë” e tyre.

Motra e modeles në një media argjentinase pranoi se Icardi është shumë xheloz për gruan e tij, ndaj e kishte hequr nga “Instagram”, pasi nuk i duronte dot komentet e meshkujve që postonin në fotot e saj. Por, siç duket Wanda ka gjetur një zgjidhje që i dashuri i saj të mos xhelozojë më, ajo i ka mbyllur komentet. Tashmë fansat e saj vetëm mund të pëlqejnë fotot e saj.

Pavarësisht se është nënë e pesë fëmijëve, Wanda di si të mbajë trupin në formë, duke u ushtruar në palestër. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike