FOTO/ Lajmëtar i fitores apo humbjes? Një ‘mysafir’ i paftuar në supin e Mavraj

10 Shtator 2019

ELBASAN

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të përballet sonte me Islandën për eleminatoret e Euro 2020.

Ndeshja e sotme është jetë a vdekje për kuqezinjtë që duhet të marrin fitore në Elbasan Arena që të rrisin shanset për të qëndruar në lojë. Ekipet ndërkohë kanë dalë për nxehje në fushën e gjelbër.

E një mysafir i paftuar është afruar tek futbollistët shqiptarë. Një karkalec në supin e mbrojtësit Mërgim Mavrajt. Me delikatesë Mavraj është përpjekur ta largojë insektin pa e lënduar, ndonëse i janë dashur disa sekonda, aq sa kanë mjaftuar për një set fotografik nga LSA. Ky është momenti i veçantë, por a do iu sjell ky karkalec fat kuqezinjve?! Mbetet për t’u parë. Kujtojmë se Mavraj nuk është në formacionin e zgjedhur nga Reja kundër Islandës.

jQuery(window).load(function() { jQuery(“.galery-slider”).flexslider({ animation: “fade”, controlNav: true, animationLoop: false, slideshow: true, }); });

(m.k/BalkanWeb)

www.balkanweb.com