Foto me djaloshin e gjakosur, theu hundën për të takuar Salah

12 Gusht 2019

“Hej, shiko Salah!!!”. Duhet të ketë nisur në këtë mënyrë historia që po bën xhiron e botës në mediat ndërkombëtare dhe rrjetet sociale. Gjithçka nis të shtunën, kur Mohamed Salah po udhëtonte me makinën e tij në rrugën e Liverpool, kur një 11-vjeçar e ka njohur dhe menjëherë ka nisur të vrapojë drejt tij.

Methode Times Prod Web Bin Ec9b6e28 Bc61 11e9 A4f3 Ef0e7047cb9e

Kjo histori përfundon me një foto që tregon sulmuesin e Liverpool duke buzëqeshur dhe tifozin e tij të vogë me emrin Louis me hundën e gjakosur dhe me lot në sy prej emocioneve dhe dhimbjes. Kjo, pasi teksa vraponte drejt idhullit të tij, djaloshi u përplas me një nga shtyllat e ndriçuesëve të rrugës, duke dëmtuar hundën. Salah e pa këtë skenë dhe menjëherë ndaloi makinën për të realizuar ëndrrën e madhe të tifozëit të vogël.
(balkanweb)

www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan