FOTO/ Murinjo me mision në “Allianz Arena”, zbulohet arsyeja

09 Shkurt 2020

Trajneri i Totenhemit Hoze Murinjo ishte i pranishëm sonte në stadiumin e Bajern Mynihut “Allianz Arena”.

Tekniku portugez u spikat nga kamerat e mediave të huaja, të cilat përhapën menjëherë lajmin se Murinjo ndodhej në “fortesën” e kampionëve të Gjermanisë, të cilët po luanin ndaj Lajpcigut.

Arsyeja ka të bëjë me faktin se Totenhemi do të përballet pas 10 ditësh me Lajpcigun në kuadër të raundit 1/16 të Ligës së Kampioneve.

Duke shfrytëzuar ndërprerjen e parë të dimirit të kampionatit anglez, Murinjo fluturoi drejt Gjermanisë për të parë paraqitjen e kundërshtarit të ardhshëm në Ligën e Kampioneve.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com