Foto | Përgjigja e fëmijës tifoz të Atleticos në detyrën e shtëpisë po bëhet virale

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
13 Mars 2018 18:17

Përgjigja e një fëmije, tifoz i Atletico Madrid, në një detyre shtëpie është bërë virale në internet dhe po bënë xhiron e botës. Pasioni i tij për ngjyrat e skuadrës së drejtuar nga Diego Simeone ishte vendosur në provë në testin e tij të fundit. Fëmija në fjalë, është në fillore dhe duhej t’i përgjigjej pyetjeve të përgatitur nga mësuesja e tij. Kërkesa ishte e thjeshtë: Duhej të lidhte dy fjalët e paraqitura, për të formuar një të re, dhe të njëjtën gjë duhej të bënte edhe me fjalët e përbëra. Për shembull, në rastin e parë duhej të formonte një fjalë dhe në fakt nuk gaboi. Por në rastin e dytë del jashtë pritshmërive. Duhej të gjente lidhjen për fjalët “kuqe”dhe “bardhë” dhe përgjigja e tij ishte me të vërtetë befasuese: Atletico, duke iu referuar ngjyrave të skuadrës madrilene. Mësuesi nuk vonoi dhe e shpërndau foton në rrjetet sociale, kaq mjaftoi dhe postimi u bë viral.

Zgjohen te Partizani, njoftohet lëvizja e tretë merkatos

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
25 Qershor 2018 15:24

Partizani deri më tani ka njoftuar për zëvendësimin e Klevis Dalipit me Skënder Gegën, ndërkohë që është konfirmuar edhe mbyllja e bashkëpunimit me mbrojtësin Blerim Kotobelli. Kanë ikur nga ekipi edhe mesfushorët Idriz Batha dhe Arbnor Fejzullahi, por në lidhje me këta dy lojtarë nga ana e klubit të kuq nuk ka pasur asnjë njoftim. Atyre u kanë mbaruar kontratat dhe nuk kanë rinovuar, ndërkohë që i fundit që largohet është sulmuesi Emran Ramadani. I afruar në janar, 26-vjeçari luajti vetëm në gjashtë ndeshje si zëvendësues me të kuqtë dhe shënoi një gol në fitoren 6-0 ndaj Lushnjës. Ramadani nuk do të jetë largimi i vetëm, pasi edhe Alban Sulejmani pritet të zyrtarizohet si lojtar i lirë. Ky i fundit u mor në verë nga Legia e Varshavës, por nuk pati hapësira, çka ka bërë që palët të mendojnë për të vijuar të ardhmen në drejtime të ndryshme.

NJOFTIMI I PARTIZANIT – “Klubi njofton përfundimin e bashkëpunimit me Emran Ramadanin. Palët vendosën sot të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre dhe mesfushori 26 vjeçar, nuk do të vijojë të jetë pjesë e 15-të herë kampionëve të vendit. Klubi falënderon Emran Ramadanin për kontributin e dhënë te Partizani, duke i uruar njëkohësisht suksese në karrierë”, shkruhet në njoftimin e bërë nga klubi i Partizanit në faqen zyrtare në “Facebook”. Deri më tani te Partizani nuk kanë njoftuar për asnjë afrim. Tifozët po presin me padurim të mësojnë se cilët do të jenë futbollistët që do të afrohen në ekip para ndeshjeve në Europa League kundër sllovenëve të Maribor. /EDS/

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Shkëlqeu ndaj Polonisë, Mina ka një mesazh për Barcelonën

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
25 Qershor 2018 15:08
Mbrojtësi është i vendosur

Mbrojtësi kolumbian, Yerry Mina bëri një ndeshje fantastike mbrëmjen e djeshme ndaj Polonisë me përfaqësuesen e tij në kuadër të ndeshjes së dytë ne Grupin H. Në përballjen e parë fatkeqësisht humbën 2-1 ndaj Japonisë pasi luajtën me një lojtar më pak që nga minuta e tretë e takimit, pas daljes me të kuq të mesfushorit Carlos Sanchez.

Mina ishte një nga lojtarët që spikati më shumë në fitoren 3-0 ndaj Polonisë në “Kazan Arena”, edhe pse “Lojtari i ndeshjes” u shpall mesfushori i Real Madrid i huazuar te Bayern Munich, James Rodriguez. Ai shënoi edhe golin e avantazhit për ekipin në minutën e 40-të të takimit, i pasuar nga Falcao (70’) dhe Juan Cuadrao (75’). Skuadra e Pekerman ia doli që të fitojë tre pikë me shumë vlerë që i mbajnë akoma me shpresa për të kaluar raundin, por kjo do të shihet nëse arrijnë fitore në takimin e fundit ndaj Senegalit.

23-vjeçari në përfundim të takimit ka folur edhe për aventurën e tij të re me ekipin e Barcelonës.

“Për mua Barcelona është skuadra më e mirë në botë. Nuk dua të largohem nga “Camp Nou” dhe kurrë nuk kam dashur të bëj diçka të tillë. Më pëlqen ai klub, qyteti, njerëzit dhe shokët e skuadrës... gjithçka”- tha lojtari pas ndeshjes së fituar me polakët.

Mina shtoi më tej se ishte i lumtur shumë për arritjen e fitores dhe mbështetjen që i japin shokët e skuadrës.

“Është e mrekullueshme, sepse gjithnjë më mbështesin dhe këto janë momente gëzimi për mua. Tani jam i qetë. I kam bërë gjërat në mënyrën time më të mirë dhe gjithmonë përpiqem që të përmirësohem për të kapur nivelin tim, e cila është ajo që dua më shumë”- përfundoi ylli i ri i katalanasve. /EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Uruguai dhe Rusia përballen për vendin e parë, nisin llogaritjet

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
25 Qershor 2018 15:04
Formacionet zyrtare

Pas pak minutash do të nisë të luhet ndeshja e fundit e grupit A në Kupën e Botës mes Uruguait dhe Rusisë. Kjo përballje është e vlefshme vetëm për përcaktimin e vendit të parë të grupit, për shkak se Rusia ka golavarazhin 8-1, që do të thotë se vetëm fitorja i bën punë amerikano-latinëve për të marrë vendin e parë.

Rezultati që do të prodhojë kjo sfidë do të përcaktojë dhe shortin për takimin e radhës, që do të jetë ai i 1/8-ave të Botërorit. Vendi i parë i grupit A do të përballet me vendin e dytë e grupit B, ndërsa vendi i dytë i grupit A do të përballet me të parin e B-së. Që do të thotë se do të bëhen përllogaritjet duke parë që një mes Spanjës dhe Portugalisë do të jetë kundërshtari i tyre direkt për të vijuar rrugën në Botëror.

Në fushë të dy trajnerët kanë aktivizuar lojtarët e tyre më të mirë, duke mos kursyer asnjë, që do të thotë se emocionet do të jenë të pranishme. Me sa duket, lufta për vendin e parë bëhet me “laps e letër në dorë”. Fitorja vlen më shumë për rritje morali. /EDS/

Formacionet zyrtare:

Uruguai – Rusi 16:00

Uruguai: Muslera, Godin, Bentacur, Nandez, Suarez, Torreira, Vecino, Laxalt, Coates, Cavani, Caceres. Trajner: Oscar Tabarez

Rusi: Akinfec, Kutepov, Ignashevich, Cheryshev, Gazinskii, Zobnin, Kudriashov, Al Miranchuk, Samedov, Dzyuba, Smolnikov. Trajner: Stanislav Cherchesov

Gjyqtarë: M. Diedhiou, D. Camara, E. Samba, T. Bamlak

Stadiumi: Samara Arena

Kapaciteti: 44918 spektatorë

************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Zyrtare, fantazisti Nijas Lena bëhet me ekip të ri

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
25 Qershor 2018 14:54

Tashmë kanë marrë fund dilemat për të ardhmen e mesfushorit Nijas Lena. Strugani ka arritur marrëveshjen me ekipin e vendlindjes dhe rikthehet në këtë mënyrë në Maqedoni për të vijuar karrierën. “Nijas Lena, një nga futbollistët me karrierë më të pasur në futbollin strugan i bashkohet ekipit tonë. Gjithashtu i urojmë ditëlindjen futbollisti më të ri të FC Struga Trim & Lum”, shkruhet në njoftimin e klubit shqiptar, që garon në ligën e dytë të futbollit në Maqedoni. Vjet ky ekip u rendit në vendin e katërt në grupin e perëndimit dhe sivjet kërkon të ngjitet në elitën e futbollit maqedonas.

Sa i takon ofertave për Lenën, edhe Shkupi e donte mesfushorin 32-vjeçar, që verën e shkuar veshi fanellën e Teutës në Kategorinë Superiores. Pas gjashtë muajsh me durrsakët ai u largua, por duke qenë se kishte luajtur në kupat e Evropës me Kukësin, nuk mund të luante në kampionatet që kishin nisur në verë. Kështu ai kërkoi për një tjetër ekip dhe zgjidhja i erdhi nga Gjeorgjia. Me skuadrën e Telavi luajti në nëntë takime dhe më pas u largua.

Lena donte të luante dhe iu krijua kjo mundësi, ndaj edhe rikthimi pranë familjes ishte prioritet. Do kishte dashur të luante sërish në Superiore, por e ka bindur Struga. Në Shqipëri ai ka spikatur me Flamurtarin. Aty ai ka kaluar një pjesë të mirë të karrierës, teksa ka luajtur me fanellën kuqezi për pesë sezone e gjysmë. Në janar të vitit 2010 linte Milano Kumanovën dhe provonte eksperiencë e parë në Superiore. Tani rikthehet në Maqedoni për të ndihmuar Strugën. /EDS/

*************************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.