FOTO/ PSG me aeroplan të veçantë në Madrid

FOTO/ PSG me aeroplan të veçantë në Madrid

Paris Saint-Germain do të mbërrijë në kryeqytetin spanjoll, Madrid me një aeroplan me stil të veçantë. Vetë klubi përmes një postimi të bërë në profilin zyrtar në “Instagram” ka treguar foton e aeroplanit që ekipi francez do të zbresë në gadishullin iberik.  Siç mund të shikoni gjigantët francezë e kanë dizajnuar mjetin fluturues me imazhin e gjashtë prej lojtarëve më kryesorë të tyre. Natyrisht në qendër të tyre është sulmuesi brazilian, Neymar, shoqëruar nga Cavani, Verrati, Mbappe, Rabiot dhe Marquinho.

Reali do të presë kampionët e Ligue 1 në kuadër të raundit të 16-të në Ligën e Kampionëve. Një ndeshje tejet e vështirë por që pritet të dhurojë emocione mes dy ekipeve ndër më të mira në botë. E cilësuar ndryshe si një “finale të parakohshme” për shkak edhe të vetë kualitetit të lojtarëve që të dy skuadrat kanë si Ronaldo, Neymar, Bale, Cavani, Mbappe, Benzema dhe të tjerë. /EDS/