FOTO/ Rashford kopjon kilianin Sanchez

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
13 Shkurt 2018 16:14

Dy qentë e sulmuesit kilian, Alexis Sanchez janë bërë të famshëm në rrjetet sociale, madje kanë edhe profilin e tyre. Kjo për faktin se lojtari shpesh i vesh me fanellat e klubeve ku ka luajtur. Fillimisht Atom dhe Humber mbanin veshur fanellën e Arsenal, por pasi 29-vjeçari u transferua në "Old Trafford" i veshi me fanellën e Manchester United.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe sulmuesi anglez, Marcus Rashford. 20-vjeçari së fundmi ka postuar në profilin e tij në "Twitter", foton e qenit të tij ndërsa i ka veshur fanellën e United.

"Njihuni me qenin tonë të ri, Saint Rashford. Ai e di më mirë"- ka shkruar talenti i "Tre luanëve" karshi fotos.

Menjëherë pas këtij postimi kanë ardhur edhe reagimet e tifozëve të cilët e kanë cilësuar “kopjac”. Ndërkohë nuk janë ndalur te fytyra e kafshës ku nuk e kanë kursyer ironinë ndaj lojtarit dhe shokëve të tij të skuadrës. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike