FOTO/ Rezultoi pozitiv me Koronavirus, ja çfarë bën Kristiano Ronaldo gjatë izolimit

13 Tetor 2020

 

Kristiano Ronaldo rezultoi pozitiv me Koronavirus ditën e sotme! Ky lajm bëri xhiron e ditës në të gjithë mediat botërore ditën e sotme, ndërkohë që ylli portugez është asimptomatik, duke mos shfaqur asnjë komplikacion për sa i përket shëndetit.

Këtë gjë e konfirmojnë edhe fotot e publikuar së fundmi, ku CR7 shfaqet duke buzëqeshur, i izoluar në dhomën e tij, në hotelin pranë qendrës stërvitore të Portugalisë.

Sulmuesi i Juventusit, e ka marrë me sportivitet infektimin me COVID-19, madje nuk ka nguruar të ndjekë nga ballkoni i hotelit, stërvitjen e Portugalisë, në prag të ndeshjes me Suedinë. Portugezi nuk ka nguruar të konfirmojë me gisht se gjithçka ishte në rregull, teksa po fotografohej nga aparatët e shumtë të pranishëm në seancën stërvitore.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com