FOTO/ “Tamponi negativ”, futbollisti i Interit qetëson ekipin dhe tifozët para derbit

16 Tetor 2020

Mbrojtësi i Interit Alesandro Bastoni ka qetësuar skuadrët dhe tifozët zikaltër një ditë para derbit me Milanin. 21-vjeçari konfirmoi në rrjetet sociale se tamponi i dytë dha përgjigje negative për prezencë të koronavirusit në organizmin e tij.

“Tamponi negativ”, shkruan në “Instagram” futbollisti zikaltër. Megjithatë, ai nuk do të jetë në listën e lojtarëve të grumbulluar për takimin drithërues nesër me “Djallin”.

Koronavirusi mbërtheu Interin brenda një jave duke infektuar disa lojtarë: Naingolanin, Radunë, etj.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com