FOTO/ Taulant Xhaka bëhet baba?

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
10 Shkurt 2018 11:04

Taulant Xhaka ka postuar së fundmi një foto të partneres së tij në “Instagram”, e cila mban në duar një foshnje. Karshi saj, mesfushori kuqezi ka shkruar: “Dashuria ime me bebin Jara”.

Menjëherë pas këtij postimi kanë ardhur komente të shumta nga fansat të cilët e përgëzojnë lojtarin për ardhjen në jetë të foshnjës. Mirëpo, nga ana tjetër disa të tjerë kanë sqaruar se ky nuk është fëmija i kosovarit por mbesa e të fejuarës së tij.

Xhaka dhe Arbnora një muaj më parë kurorëzuan dashurinë e tyre me fejesë. Futbollisti që aktivizohet në radhët e ekipit të Basel në Zvicër nuk nguron shpesh herë t’ja shprehë dashurinë përmes postimeve të shumta në profilin e tij në “Instagram”, të dashurës së tij. /EDS/

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike