FOTO/ Tifozët e Valencia-s sulmojnë autobusin e Barcelonës

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
9 Shkurt 2018 13:11

Fitorja e Barcelonës kundër Valencia-s mbrëmjen e djeshme në Kupën e Mbretit ka rebeluar tifozët rivalë. Të cilët kanë shfryrë pas humbjes duke goditur autobusin e klubit katalanas. Siç shkruan “The Sun”, dritaret e autobusit janë dëmtuar nga sulmi i ultrasve të Valencia-s.

Barça fitoi takimin gjysmë-final falë golit të Philippe Coutinho-s dhe Ivan Rakitic. Lojtarët dërguan në finale për të pestën herë në “Copa del Rey” ekipin e Valverde-s, pasi në total fituan 3-0. Tifozët e Valencia-s kishin krijuar një atmosferë karnavalesh jashtë stadiumit të tyre ndërsa shpresonin që skuadra e tyre të kualifikohej. Por, pasioni i tyre u shndërrua në një moment të shëmtuar pas përfundimit të takimit.

Ata filluan të gjuanin me objekte të ndryshe mjetin e transportit të Barcelonës pasi po tentonte të largohej nga impianti sportiv. Uniformat blu morën përsipër që të shoqëronin ekipin dhe stafin pas incidentit. Mediat më pas publikuan fotot e autobusit me dritare të thyer. Siç policia raportonte, nuk ka pasur të dëmtuar, përveçse faktit që tifozët kanë përdorur fjalë fyese, raciste ndaj Samuel Umtiti-t dhe kombësisë së Gerard Pique. /EDS/

Man Utd & Liverpool në garë për të firmosur me mesfushorin e Barcelonës

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
21 Maj 2018 21:33

Sipas asaj që raporton portali spanjoll “Don Balon”, Manchester United dhe Liverpool janë të interesuara për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Barcelonës, Ivan Rakitiç. Sikur të mos mjaftonte largimi i Andres Iniesta, klubi katalonas duhet të bëjë të pamundurën edhe për të mbajtur kroatin në Camp Nou, edhe për faktin se shokët e ekipit duan me çdo kusht që ai të qëndrojë. Messi e sheh kroatin si pjesë të rëndësishme të skemave të ekipit.


Rakitiç, 30 vjeç, nënshkroi për Barcelonën në vitin 2014, pasi u largua nga skuadra e La Liga Sevilla (ku kishte zhvilluar ndeshje fantastike që tërhoqën vëmendjen e drejtuesve të Barcelonës). Ai gjatë periudhës që është aktivizuar tek Barcelona, ka zhvilluar 213 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke kontribuar në 57 gola, duke përfshirë edhe asist. Gjatë këtyre viteve Rakitiç ka arritur të fitojë tre tituj të La Ligas, katër Copa del Rey dhe një Champions League, me të ardhmen që mbetet e pasigurt.


Don Balon raporton se kroati është i hapur për tratativa. United është në kërkim të dy mesfushorëve, pasi Michael Carrick njoftoi tërheqjen nga futbolli dhe Marouane Fellaini është pranë transferimit në Itali tek Milan. Liverpool, nga ana tjetër, do të humbasë Emre Can, i cili do te transferohet tek Juventus këtë verë, ndërsa James Milner do të mbushë 33 vjeç gjatë sezonit të ardhshëm. Naby Keita është transferuar për të sjellë cilësi në mesfushe, por Rakitic është më krijues dhe do të ndihmojë më shumë sulmin e klubit të Premier League, nëse ai vendos të transferohet nga Barcelona. /EDS/


*********************
Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.
Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

Luftë e fortë për Neymar, si po 'gatuhet' transferimi

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
21 Maj 2018 21:33
Lojtari kërkon me ngulm Madridin

Neymar e ka ndarë mendjen. Kërkon me ngulm kalimin te Real Madrid dhe këtë ia ka bërë të qartë edhe Paris SG. Megjithatë francezët nuk duan të dorëzohen dhe do të luftojnë deri në fund për ta mbajtur yllin brazilian.

Sipas “Goal.com” 26-vjeçari ka folur drejtpërdrejt me bordin e drejtuesve të klubit kampion të Francës, vetëm një vit pas transferimit të bujshëm në Paris nga Barcelona pë 222 milionë Euro. Por edhe pse PSG është e vendosur ta mbajë, tani e ka kuptuar se Neymar e ka seriozisht.

Menaxheri i tij Pini Zahavi u takua me presidentin e Real Madrid Florentino Perez më 13 maj dhe një ditë më vonë me avokatët e lojtarit, ndërsa edhe babai i tij ka bërë presion që transferimi të realizohet sa më shpejt. Zahavi pritet të jetë edhe personi kyç në këtë histori, pasi është takuar edhe me Robert Leëandoëski-n të cilin ia ka propozuar PSG-së për të zëvendësuar Neymar.

Sidoqoftë, dëshira e PSG është që të mbajë yllin e Brazilit me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2022. Por nëse në fund Reali fiton dhe e merr lojtarin, kjo nuk do të mund të ndodhë para përfundimit të Kupës së Botës më 15 korrik.

Që kur u transferua në Francë zërat se Parisi ishte thjesht një lëvizje e përkohëshme për të shmangur një kalim direkt nga Barca te Reali. Prej muajsh e ardhmja e tij në Paris ka qenë tema më e përfolur në futboll. Edhe marrëdhëniet e tij me lojtarët dhe klubin nuk kanë qenë të mira. Që në fillim pati një debat me Edinson Cavani-n në fushën e lojës, ndërsa qendroi në Brazil dhe nuk u paraqit për festimet e titullit. Por pavarësisht problemve dhe dëmtimeve, sërish ka realizuar 28 gola në 30 ndeshje këtë sezon./EDS/

 

****************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com apo edhe riprodhimi i lajmit pa autorizimin tonë. Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

Ardhja e Griezmann dhe largimi i Suarez, situatën e qartëson Messi

Ti mund ta lexosh kete ne 1 min.
21 Maj 2018 09:25
Ja si qëndron e vërteta

Në orët e para të ditës së sotme nuk ka munguar një deklaratë e Leo Messi-t për mikrofonat e ‘RAC1’, i cili bekon ardhjen e mundshme të Antoine Griezmann te Barça. I pyetur nëse i pëlqen sulmuesi francez i Atletico Madridit, ai u përgjigj duke dhënë sinjalin e afrimitetit.

“Më pëlqen, është i qartë, është nga më të mirët për momentin, po flitet shumë për të, nuk e di se si do të jetë tema, por ne jemi të kënaqur me më të mirët”. Ishin këto fjalët e para të argjentinasit për gazetarin Gerard Romero, ndërsa më vonë u pa që të shkojë në dhomën e zhveshjes nën praninë e Luis Suarez-it, i cili është i qartë se “do të vazhdojë” përkundër disa presioneve në rrjetet sociale të cilat shprehin se ai do të largohet nëse francezi i Atletico-s, Griezmann do të vishet blaugrana.

Për mbylljen e këtij sezoni ai shpjegoi se “sezoni shkoi shumë mirë, ne u kthyem me triumf, fituam La Liga-n dhe Kupën e Mbretit, por ne na ka mbetur në mendje Champions League për mënyrën se si e lëshuam nga duart, pasi kishim avantazh të qartë ndaj kundërshtarit.  Vitin e ardhshëm sigurojmë që në këtë mënyrë do të jetë më i miri për ne. Pushimet? Nuk do të bëj pushime, do të udhëtoj me Argjentinën dhe do të mendoj për Botërorin”, u shpreh magjiku Lionel Messi. /EDS/

*****************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

VIDEO | Iniesta e mbyll si legjendë, Coutinho e nderon me një 'vepër arti'

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
20 Maj 2018 22:38
I magjishëm braziliani

Barcelona mposhti me rezultatin 1-0 Real Sociedad në “Camp Nou” dhe e mbyll kampionatin me 93 pikë, por pa mundur të vendosë rekordin si të pamposhtur gjatë një sezoni. Valverde preferoi të linte në stol yllin Leo Messi, që duket se po mendon më shumë për Kupën e Botës dhe në fushë aktivizoi disa lojtarë të rinj për t’u dhënë më tepër besim. Barcelona kishte përgatitur një koreografi të shkëlqyer për Andres Iniesta, i cili luajti ndeshjen e fundit me ekipin ku u rrit.

45’ minutat e para u mbyllën në barazim pa gola, edhe pse rastet nuk munguan nga të dyja skuadrat. Barcelona shansin më të mirë për të kaluar në avantazh e ka pas 25’ minutash lojë me anë të Ivan Rakitic, i cili gabon fatalisht pas një topi të shkëlqyer nga Ousmane Dembele. 3’ minuta më vonë Suarez e ndal vetëm shtylla. Miqtë përgjigjen me Mikel Oyarzabal, i cili pasi e merr bukur topin provon me një gjuajtje të fuqishme, por nuk gjen këndin e duhur (30’). Ai duhet të kishte shënuar!

Pjesa e dytë nis me katalanasit në sulm, që nuk pajtohen me barazimin dhe shpërblehen në minutën e 57’. Një pjesë e mrekullueshme e aftësive të tij! Philippe Coutinho shënon me një veprim madhështor. Ai driblon mbrojtësit kundërshtarë, godet topin nga një distancë e konsiderueshme dhe sfera shkon në vendin e duhur. Portieri u zhyt për të ndalur topin, por nuk i arriti dot. Në avantazh luan më mirë dhe i afrohet sërish golit me Denis Suarez që nuk heziton të gjuajë nga brenda zonës pas një kalimi të pastër nga Lionel Messi, por nuk është i saktë. Argjentiasni provon kuadratin, por gjuajtja e tij është e lehtë dhe Miguel Angel Moya bën një shpëtim të rehatshëm (77’). Miqtë kanë një mundësi të mirë me Da Silva dy minuta para fundit, por Ter Stegen reagon mirë duke e ruajtur të paprekur portën dhe ndeshja mbyllet me fitoren minimal 1-0 të kampionëve. /EDS/

********************************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.