Foto | Zbulohet gabimisht formacioni i Anglisë për ndeshjen e radhës

Raheem Sterling duket se do të gjykohet nga stafi teknik para ndeshjes kundër Panamsë që do të zhvillohet të dielën për Kupën e Botës, pasi në shënimet e trajnerit dhe të asistentit të tij Steve Holland. Holland, i cili për ironi është forca lëvizëse dhe mbajtësi sekret i formacionit të Gareth Southgate, i cili është fotografuar duke mbajtur një letër në të cilët dallohet 11-shja e takimit kundër Panamasë.

Nëse ky do të jetë formacioni i Anglisë për ndeshjen e dytë në grupin G kundër Panamasë, natyrisht që Raheem Sterling do të humbasë vendin e tij, ku tashmë është parë Marcus Rashford, ndërsa Ruben Loftus-Cheek që merr vendin e të dëmtuarit Dele Alli.

Alli në letër ishte shkruar “Ali”, ndërsa shoqërohej nga fjala “medical” (mjekësore. Ai mungonte në stërvitjen e së martës pas dëmtimit të pësuar në takimin e parë. Sterling u zëvendësua nga Rashford pas 68 minutash lojë në fitoren 2-1 të Anglisë kundër Tunizisë të hënën, ndërsa Loftus-Cheek zëvendësoi Alli në 10 minutat e fundit të sfidës.

Rashford ishte një shqetësim i vogël për Anglinë, ndërsa është rikuperuar në kohë dhe ka qenë në stërvitje me grupin. Megjithëse, Southgate ka pasur një shqetësim për lojtarin, për shkak të shpatullës së tij, ndërkohë që të mërkurën ai u pa duke vrapuar në stërvitje.

Ai u pa në stërvitjen e zhvilluar në stadiumin “Sparta” në Zelenogors, por krahu i tij shoqërohej nga një fasho ndihmëse në pjesën e dëmtimit. Duke folur të mërkurën për dëmtimin e lojtarit, Southgate bëri një shaka: “Unë nuk mund të festoja asnjë nga golat, doktori e ka bërë të qartë se ajri është një opsion. Ne kemi pasur një ndihmesë të madhe në ekip dhe ata ishin mjaft të shpejtë”. /EDS/

**************************

Ndalohet ribotimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Në eduasportin.com do gjeni Lajme Sportive, Parashikime Ndeshjesh për Kampionatet Kryesore, Rezultate Live dhe Statistika Futbolli.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan