Fotoja e tifozit të vogël të River-it që preku fansat

Vogëlushi Renzo është një fans i madh i skuadrës së River Plate-s. Ai ka një dëshirë të madhe, të mund të jetë në stadiumin “Momental”, në finalen e kthimit midis Riveri-t dhe Boca Juniors-it të Copa Libertadores. Por biletat prej kohësh janë blerë dhe vende nuk ka. Për më tepër që ai jeton në Parana, një zonë rreth 400 km larg kryeqytetit argjentinas. Por vogëlushi nuk u dorëzua.

Ai mori gjënë më të çmuar që kishte, lodrat e tij, nxori një tavolinë jashtë shtëpisë dhe i vuri ato në shitje. Bashkë me të edhe një tabelë ku shkruhej: “Shes lodra që të mund të shkoj në ‘Monumental’”.

Ndërsa ai kishte dalë për të shitur, dikush fotografoi dhe e postoi foton në Facebook. Impakti qe mjaft i madh. Të shumtë ishin tifozët që dëshironin ta ndihmonin.

Një klub fansash në Malaga të Spanjës nisi një fushatë për të mbledhur fonde që t’ia bëjë realitet ëndrrën e djaloshit. Por jo për finalen, pasi bileta nuk ka në treg. Por ai do të ketë shansin që bashkë me të ëmën të shikojë takimin e kampionatit më 2 dhjetor kundër Gimnasia La Plata-s. Sepse River Plate është një ‘familje, pasion dhe dashuri’, sipas tyre. /EDS/

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.