Fotot/ Marouane Fellaini, çfarë modeli flokësh është ky?

Ka lënë mënjanë futbollin vetëm për pak dhe i është futur modelingut. Mesfushori i Manchester United, Marouane Fellaini ka qenë protagonist i një seti fotografik për revistën “GQ” dhe është shfaqur si kurrë më parë. I dalluar për modelin e tij origjinal të flokëve, ai ka tërhequr edhe më shumë vëmendjen duke pozuar në stilin Mickey Mouse.

Fellaini është një ndër futbollistët më interesantë për Mancheter United. Agresiv në mesfushë, me vizion dhe një element kyç për taktikën e Mourinho-s, ndërkohë që nuk është e vështirë ta vësh re për shkak të stilit të tij afrikan.  Por botimin fotografive të tij ai nuk e shfrytëzoi vetëm për të treguar eksperimentimin me flokët, pro edhe për të sqaruar akuzat se është mjaft agresiv.

“E kanë të lehtë që të më portretizojnë si futbollist agresiv, por unë nuk jam. Përpiqem të bëj më të mirën time të rikuperoj topin. Kaq. Gjithnjë dua të përmirësohem”, u shpreh Fellaini.