FOTOT me të cilat McGregor kërkon të trembë Khabib

Ti mund ta lexosh kete ne 2 min.
13 Shtator 2018 18:01

Conor McGregor po kujdeset që të paralajmërojë kundërshtarin e tij Khabib Nurmagomedov duke postuar foto dhe video nga stërvitja intensive që po realizon para sfidës së madhe të 6 tetorit në UFC.

Luftëtari irlandez pritet të rikthehet në oktagon për herë të parë pas më shumë se dy vitesh, kur fitoi titullin për peshat e lehta kundër Eddie Alvarez. Që prej asaj kohe atij i është hequr titulli dhe është mundur në një ndeshje boksi nga Floyd Mayweather.

Tashmë, ai kërkon të shënojë përsëri emrin e tij në MMA, dhe po stërvitet intensivisht për ditën e madhe. i mbuluar me djersë dhe duke punuar me të gjitha llojet e teknikave, McGregor duket shumë i përkushtuar ndaj ndeshjes. Më parë është raportuar edhe se ai po mban një regjim të fortë ushqimor për të arritur peshën ideale, duke përfshirë në dietën e tij, çokollatë të zezë dhe çaj jeshil.

30-vjeçari nga Dublini do të provojë të ndërpresë rekordin pa asnjë humbje të Nurmagomedov, në një ndeshje e cila me shumë mundësi do të tërheqë vëmendje nga e gjithë bota, dhe sigurisht edhe shumë para.

Bosi i UFC, Dana White, pretendon se irkthimi i McGregor do të çojë në 2 milionë numrin e personave që do të paguajnë në “pay-per-vieë” për të parë ndeshjen, vetëm në SHBA, një shifër rekord për kompaninë e tij. Rekordin e deritanishëm e mban po McGregor, me 1,6 milionë njerëz që kanë paguar për të parë ndeshjen e tij me Nate Diaz në gusht 2016.

Por vlerën më të madhe në këtë histori do ta ketë edhe trofeu. McGregor arriti një rekord fantastik dy vjet më parë kur mundi Diaz, pasi u bë i pari në UFC që shpallej kampion në dy kategori në të njëjtën kohë./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

Kërkesa për kod të ri
Ne ju kemi dërguar një link për të ndërruar kodin. Ju lutem kontrolloni postën tuaj elektronike