Franca nxjerr jashtë loje teknologjinë e vijës së portës

Liga Franceze e Futbollit nxjerr zyrtarisht jashtë përdorimit sistemin teknologjik të vijës së portës. Vendimi është kushtëzuar pas gabimeve të konstatuara në ndeshjet e Kupës së Ligës që u zhvilluan këtë javë.

Ndeshja PSG-Amiens bëri lajm për aprovimin e dy golave të parregullt, kur topi nuk e kaloi vijën fatale në asnjë nga episodet. Teknoligjia e Kontrollit të Golit nuk e shtyu arbitrin e takimit të verifikonte golin e dytë të PSG-së dhe iu referua sistemit VAR, i cili e konsideroi goditjen si gol të saktë.

Ankesat për ndërhyrjen e teknologjisë në lojën e futbollit janë shtuar në masë vitin e fundit. Teknologjia e vijës së portës u instalua në Francë në vitin 2015, por në fazën hapëse të sezonit të ri futbollistik përdorimi i këtij sistemi zbehu pritshmërinë e shumë tifozëve për shkak të mosverifikimit të golave të parregullt.

Sistemi teknologjik i kontrollit të golit do të zbatohet dhe në ligat inferiore të futbollit francez së bashku me Kupën e Ligës. Qëndrimi i këtij vendimi në fuqi do të debatohet javën e ardhshme. Eksperiencat e aplikimit të sistemit të verifikimit të golit në vijën e portës janë zhgënjyese edhe në ishullin britanik. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan