Franca publikon listën për ndeshjet në Ligën e Kombeve

Franca publikon listën për ndeshjet në Ligën e Kombeve

Trajneri i Francës Didier Deshamp ka publikuar sot listën zyrtare të 23 futbollistëve, për ndeshjet e ardhshme. Nga lojtarët e grumbulluar bie në sy emrat e Blaise Matuidi që aktivizohet me Juventusin dhe Steven Nzonzi të Romës, që janë ftuar përsëri në Kombëtaren e Francës për ndeshjet kundër Gjermanisë dhe Islandës. Trajneri në kuadër të këtyre ndeshjeve ka bërë disa ndryshime, por vetëm këta dy lojtarë nuk janë ndryshuar. Franca do të luaj kundër Gjermanisë në Ligën e Kombeve në Stade de Francë më 16 tetor, por fillimisht kanë një ndeshje miqësore kundër Islandës në Guingamp më 11 tetor.

Në këtë listë nuk ka vend për Benzema dhe Lacazzete. Les Bleus janë kampionët aktual të Botës dhe në paraqitje të shtatorit u përfaqësuan me të njëjtët emra. /EDS/

Skuadra e Francës që do të përballet me Islandën dhe Gjermaninë:

Portierë: Alphonse Areola [Paris Saint-Germain], Hugo Lloris [Tottenham Hotspur], Steve Mandanda [Marseille]

Mbrojtës: Lucas Digne [Everton], Lucas Hernandez [Atletico Madrid], Presnel Kimpembe [Paris Saint-Germain], Benjamin Pavard [Stuttgart], Mamadou Sakho [Crystal Palace], Djibril Sidibe [Monaco], Raphael Varane [Real Madrid], Kurt Zouma [Everton]

Mesfushorë: N’Golo Kante [Chelsea], Blaise Matuidi [Juventus], Tanguy Ndombele [Lyon], Steven Nzonzi [Roma], Paul Pogba [Manchester United]

Sulmues: Ousmane Dembele [Barcelona], Nabil Fekir [Lyon], Olivier Giroud [Chelsea], Antoine Griezmann [Atletico Madrid], Thomas Lemar [Atletico Madrid], Kylian Mbappe [Paris Saint-Germain], Florian Thauvin [Marseille]

***********************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota në kohë reale nga Futbolli dhe sportet e tjera.