Franck Ribery nuk i mban lotët në konferencën lamtumirëse të Rafinhas

15 Maj 2019

Mbrojtësi i Bayern Munichut, Rafinha, ka mbajtur një konferencë emocionuese për t’u thënë lamtumirë bavarezëve pas tetë viteve të suksesshme te kampioni i Bundesligas.

Mbrojtësi brazilian i krahut ka regjistruar 266 paraqitje për klubin duke i nidhmuar të fitojë gjashtë tituj radhazi, por ai do të largohet këtë verë së bashku me veteranët, Franck Ribery dhe Arjen Robben.

Lexo po ashtu: Të gjitha lajmet nga Franck Ribery

Në njoftimin e Rafinhas se do të largohet nga Allianz Arena, më i ndjeshëm është treguar futbollisti francez, Franck Ribery.

[email protected] se emocionando na despedida de @R13_official do @FCBayern só mostra que nunca vai ser só futebol. 😍💔 E a coletiva estava muito bem frequentada, hein?! ⚽️ 📹: @isabelapagliari pic.twitter.com/rb2nZ2SvUH

— Esporte Interativo (@Esp_Interativo) May 14, 2019

36-vjeçari i rrethuar nga bashkëlojtarët, si Robert Lewandowski, Manuel Neuer e Thiago Alcantara, nuk i ka mbajtur lotët derisa braziliani fliste për mediat.

Ribery ka edhe dy ndeshje për të zhvilluar me Bayern Munichun, para se t’i japë fund karrierës me bavarezët dhe do të kërkojë një sfidë të re (me shumë mundësi në Australi). /Telegrafi/

Emotional day in Munich as Robben, Ribery and Rafinha wave goodbye to Bayern (📷: Darko Luksic) pic.twitter.com/xpETKV4Q1o

— Alessandro Poggi (@alespoggi) May 14, 2019

www.telegrafi.com