Frank Lampard kërkon nga Chelsea transferimin e Jadon Sanchos dhe Timo Wernerit në këtë verë

02 Qershor 2020

Frank Lampard thuhet se ka kërkuar nga Chelsea që të transferojë Jadon Sanchon nga Borussia Dortmundi dhe Timo Wernerin nga Rasenball Sport Leipzig në këtë verë.

Trajneri i The Blues dëshiron që të përforcojë skuadrën në këtë afat kalimtar, pasi në verën  e kaluar dhe në janar nuk kompletuan asnjë transferim.

Chelsea ishte e dënuar nga UEFA për verën  e kaluar të transferonte lojtar shkaku që kishte thyer rregullat e transferimeve të lojtarëve nën moshën 18-vjeçare.

Por, sipas asaj që raporton The Athletic, Lampard ka kërkuar nga bordi i klubit që të transferojë Wernerin dhe Sanchon.

Shuma e transferimit të dy lojtarëve do të kalonte shifrën e 200 milionë eurove, mirëpo nuk do të jetë kaq e lehtë.

Shumë skuadra evropiane si, Liverpooli, Manchester United, Real Madridi, Barcelona, Juventus e Manchester City, janë vënë pas dy lojtarëve.

Chelsea shpreson që t’i bind të dy lojtarët që të kalojnë në Stamford Bridge, mirëpo dyshja kërkojnë një pagë të majme. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com