Frashëri vlerëson kundërshtarin: Do ta kemi të vështirë

Stivi Frashëri ka folur për RTSH Sport para sfidës kundër Kamzës, e cila po merr vëmendje të theksuar nga verlindorët. Ndoshta prania e Klodian Duros në pankinën kundërshtare shqetëson skuadrën e Kukësit, megjithatë, fakti që kanë edhe disa të dëmtuar i bën që të mendohen më gjatë për këtë sfidë.

Stivi Frashëri, portieri titullar i verilindorëve, i cili ka bërë paraqitje për t’u mbajtur mend, ka folur për këtë ndeshje, duke respektuar kundërshtarin, madje duke treguar dhe rivalët e vërtetë të skuadrës së tij: “Pas ndeshjeve të fundit me rezultatet që morëm dhe paraqitjen e bërë çdo gjë është më mirë tani. pas Kupave të Europës patëm pak probleme. Edhe paraqitjet e mia ishin me luhatje” tha fillimisht korçari.

Më tej ai foli dhe për formën e mirë që po kalon: “Jam në formën më të mirë të mundshme për t’i dhënë maksimumin ekipit. Ana psikologjike është gjëja më me vlerë krahas anës fizike. Te Kukësi më kanë mbajtur afër dhe më kanë mbështetur në çdo problem ose ngërçet psikologjik”.

“Në Superiore të gjitha skuadrat janë të forta. Ajo skuadër që ti mendon se është e lehta të bën të gabosh. Ne do i marrim ndeshjet një e nga një, pasi është akoma herët dhe mund të gabosh shumë kollaj nëse ti e mendon ndeshjen e mbyllur”, vijoi 28-vjeçari që ka mbrojtur dhe portën e Shqipërisë. “Kamza është ekip për t’u vlerësuar dhe do ta kemi të vështirë.  Jemi adaptuar shumë shpejt me njëri-tjetrin. Edhe me Cuculin merremi vesh shumë mirë, pasi edhe pse ka pak kohë me skuadrën duket sikur kemi vite që luajmë bashkë”, tha ai në përfundim. /EDS/

*************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan