Freiburg 0-1 Werder Bremen – Notat e Rashicës, Abrashit dhe të tjerëve

23 Maj 2020

Werder Bremen ka arritur të fitojë me rezultat minimal 1-0 në udhëtim te Freiburgu në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Bundesliga.

Java e 27-të në Bundesliga ka sjell disa ndeshje interesante, ku padyshim njëra nga to ishte ajo në mes të Freiburg dhe Werder, ku fitore shënuan mysafirët.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 19-të dhe u shënua nga Leonardo Bittencourt pas asistimit të Devy Klassen.

Lexo po ashtu: Werderi i Rashicës merr një fitore të madhe në udhëtim te Freiburgu, mban gjallë shpresat për mbijetesë

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte portieri i Werderit, Jiri Pavlenka, i cili pas disa pritjeve vendimtare u notua me 8.6.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për Philipp Bargfrede, i cili pas një kartoni të kuq dhe paraqitje jo të mirë u vlerësua me notë 5.6.

Për 82 minuta në këtë ndeshje luajti edhe ylli i Kosovës, Milot Rashica që pati një paraqitje solide duke u vlerësuar me 6.5, ndërsa Amir Abrashi u inkuadrua në minutën e 71-të dhe u notua me 6.4.

Freiburg:

Werder Bremen:

/Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com