Frenkie De Jong kishte një tjetër paraqitje të jashtëzakonshme në Ligën e Kampionëve kundër Juventusit – prekjet e topit dhe pasimet e dëshmojnë këtë

11 Prill 2019
Frenkie De Jong kishte një tjetër paraqitje të jashtëzakonshme në Ligën e Kampionëve kundër Juventusit – prekjet e topit dhe pasimet e dëshmojnë këtë

Frenkie de Jong vazhdon të bëjë përshtypje duke dhënë edhe një paraqitje të shkëlqyer në Ligën e Kampionëve kundër Juventusit, ku Ajax dhe Zonja e Vjetër u ndanë baras 1-1.

Klubi që e ka bërë befasinë më të madhe këtë sezon, ku eliminoi 13 herë kampionët evropianë, Real Madridin.

Frenkie de Jong është një nga më të mirët e kësaj gjenerate të Ajaxit dhe 21 vjeçari po tregon se përse Barcelona i ka shpenzuar 75 milionë euro për ta blerë.

Frenkie de Jong . (Photo by Michael Steele/Getty Images)

Nëse drejtuesit dhe tifozët e Barcelonës e kanë parë paraqitjen e mesfushorit të tyre të ardhshëm, do të ketë buzëqeshje në fytyrat e tyre.

De Jong: "What a performance!"

De Ligt: "19 years old? How good is he going to be at 23?!"@chris_sutton73 was seriously impressed by Ajax's young stars tonight…

DO NOT rule them out for the second leg 👀 pic.twitter.com/E2T7CB9SLD

— Football on BT Sport (@btsportfootball) April 10, 2019

Ronaldo shënoi në këtë ndeshje, por ishte performanca e De Jong që u kthye në kryetitull të medieve botërore.

Kjo është një dëshmi se pse Barcelona ka nxituar ta blejë holandezin.

Nuk ka dyshim se De Jong ka një të ardhme të madhe dhe do të jetë interesante ta shohë atë në Barcelonë.

Frenkie de Jong në këtë ndeshje e preku topin 117 herë, më shumë se çdo lojtarë që ka luajtur në këtë moshë të tij (21 vjeç e 333 ditë).

117 – Frenkie de Jong (21 years, 333 days) is the youngest player with at least 117 touches in a Champions League game from the quarter-finals onwards since Sergio Busquets in 2010 v Inter. DNA. pic.twitter.com/GhSjCzwkUI

— OptaJohan (@OptaJohan) April 10, 2019

Ai i kompletoi 90 pasime me një saktësi prej 92 për qind.

Frenkie de Jong vs Juventus:

Touches – 117 (most on pitch)
Dribble success rate – 100%
Passes completed – 90 (most on pitch)
Pass success rate – 92%
Tackle success rate – 75%
Interceptions – 3
Blocks – 3 (most on pitch)
Shots – 1

Future superstar 🌟

— bet365 (@bet365) April 10, 2019

Ajo çfarë bën përshtypje ishte se ai ka qenë i pranishëm në të gjithë fushën, madje duke fituar edhe topa. /Telegrafi/

www.telegrafi.com