Frika e trajnerit, Anglia mendon për penalltitë

“Tre Luanët” kanë një rekord të thellë kur është fjala për penalltitë. Ata nuk kanë fituar një ndeshje që kur kaluan Spanjën në çerekfinalet e Euro 96’. Ata kanë të regjistruar në memorie ndeshjen kur u mundën nga Gjermania pas penalltive në gjysmëfinale, me Southgate që përpiqej t’i shpëtonte. Që kur ata kanë humbur kundër Argjentinës në Kupën e Botës të vitit 1998, Portugalia në Euro 2004 dhe sërish më pas në çerekfinale në Kupën e Botës të vitit 2006.

Humbja më e fundit është ajo kundër Italisë në Euro 2012. “The Times” raporton se lojtarët i janë nënshtruar testit të “St George’s Park” përpara se ata të fluturonin në Rusi. Rezultatet – që tregojnë aftësitë mentale të një personi dhe përshtatshmërinë ndaj një roli – do të përdoren nga Southgate për të ndihmuar në vendosjen e atyre që janë më të përshtatshmet për të gjuajtur një penallti nëse ndonjë nga ndeshjet e Anglisë shkon në shtesë.

Performanca e lojtarëve në stërvitje dhe në lidhje me bisedat që bëjnë me stafin do të luajë një rol të rëndësishëm gjithashtu. Southgate është i vendosur që të mos mbetet pa u përgatitur asnjë lojtar për një mundësi gjuajtjeje të penalltive në ndeshjen kundër Kolumbisë në fazën e 1/8-ave. Ai e di ndjesinë e humbjes së penalltive, pasi ai e ka humbur shansin e tij në Euro 96.

“Kam pasur dy dekada për të menduar për këtë gjë”, tha Southgate. Trajneri i Anglisë ka hartuar listën e pesë kandidatëve që do të gjuajnë penalltitë. “Ne kemi parë nëpërmjet procesit individual dhe teknikave individuale”, sqaroi Southgate.

“Ne kemi bërë studime të ndryshme në praktika të ndryshme. Më pas ne kemi parë se si, kolektivisht, ne do të veprojmë te penalltitë, duke qenë të sigurt që të gjuhen me qetësi në atë moment vendimtar dhe të mos bëhen me nxitim”.

“Ne duhet të jemi të sigurt se lojtari do të jetë i qetë, se nuk ka zhurma nga të tjerë në fushë që mund të ndikojnë në kokën e tij. Ne duhet të jemi të përgatitur fizikisht dhe mendërisht për të shkuar në kohën shtesë”.

Ndërkohë që rekordi i Anglisë te penalltitë është i tmerrshëm, kur bëhet fjalë për marrjen e pikëve në ndeshje, ata kanë një rekord të pabesueshëm. Harry Kane ka shënuar dy gola në këtë Kupë Bote, në fitoren 6-1 ndaj Panamasë, dhe do të jetë emri i parë në listën me pesë lojtarët që do të gjuajnë penalltitë për Southgate. /EDS/

*************

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan