“Fryehet si kaposh në fushë”, legjenda gjermane kritikon ashpër Rashicën: Ndonjëherë e pyes veten se çfarë…

21 Maj 2020

Legjenda gjermane Mario Basler ka “kryqëzuar” yllin e  Verder Bremenit, Milot Rashica. Shqiptari i Kosovës është një nga më të mirët te skuadra gjermane e cila është në zonënë e ftohte dhe lufton për mbijetesë.

Në një prononcim për “Sport 1”, Basler u shpreh se Miloti ka nisur të mendojë që tani për skuadrën e ardhshëm, teksa sipas tij kjo është irrituese pasi shqiptari nuk po jep maksimumin në fushën e lojës, duke u fryrë si kaposh.

“Rashica po zhgënjen gjithnjë e më shumë. Ndoshta ka nisur që tani të mendojë për një klub tjetër në kokën e tij. Kjo është me të vërtet shumë irrituese.

Kur e shikoj duke ecur përreth fushës, fryhet si kaposh, edhe nëse është një fubollist i shkëlqyer. Ndonjëherë e pyes veten se çfarë kërkon në fushën e lojës”, tha Mario Basler për “Sport1”.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com