FSHF e pranon: Superiorja pa policë në stadiume

Në ambientet e FSHF-së po zhvillohet mbledhja e përvitshme pragsezonale me drejtuesit e dhjetë klubeve të Superiores. Në këtë mbledhje janë diskutuar dy pika të rëndësishme, ajo e numrit të të huajve në Superiore dhe mënyra e operimit me siguri private në stadiume, pasi policia nuk pranon që të ndërhyjë për organizimin e eventeve.

“Sivjet kemi edhe derbin. Kemi një tërheqje vëmendje nga policia. Ligji ka ndryshuar dhe policia nuk do të jetë në brendësi të stadiumit. Është hap pozitiv, por ka edhe një anë negative, pasi kërkon një dyfishim të mundimit tuaj për të organizuar ndeshjet. Federata e di këtë problem, është folur edhe për koston. Ndaj jemi këtu që të diskutojmë bashkërisht dhe të gjejmë ndonjë zgjidhje”, u shpreh juristi i FSHF-së Aldi Topçiu, i cili e thotë qartë se këtë vit nuk do të ketë policë brenda ambienteve të stadiumeve. Sipas ligjit të fundit të miratuar rreth policisë në stadium, ata do të jenë vetëm jashtë rrethimit dhe do të ndërhyjnë në momentet vendimtare.

Sa i përket numrit të të huajve, të enjten do të jetë mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, në të cilën do të vendoset se sa do të jetë numri i lojtarëve që vijnë nga jashtë Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës në kampionatin tonë. Sezonin e shkuar ka qenë 4, ndërsa u synua më tej një ulje e këtij numri, por klubet kërkuan rritje, pra ta çojnë në 5 apo në 6. Një kërkesë paksa absurde, por që klubet e shohin të domosdoshme këtë gjë duke qenë se kampionati me 10 skuadra ka shumë konkurrencë. /EDS/

*********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan