Fushaj në “sulm”, do edhe një lojtar për Vllazninë

Vllaznia synoi një afrim të fundit ditën e djeshme. Trajneri Ernest Gjoka deklaroi se klubi shkodran e ka mbyllur merkaton për shkak se buxheti i akorduar nga Bashkia ishte tejkaluar, por në lojë u shfaq sërish Valter Fushaj. Ai është emri që përflitet se do të marrë klubin dhe puna poshtë tavolinet ka nisur. Biznesmeni ka ndikuar edhe në arritjen e marrëveshjeve me Sukajn dhe Malotën.

Eduasportin.com mëson nëpërmjet burimeve pranë klubit se dje u tentua një afrim tjetër, Jean Carioca. Ish-mesfushori i Kukësit po luan në Brazil me ekipin e URT-së, por nuk pëlqehet si titullar. Ai ka në kontratën e tij një klauzolë që mund ta largojë nga klubi brazilian në rast se merr një ofertë të mirë nga jashtë. 29-vjeçari është përfolur gjatë për një afrim te Vllaznia gjatë gjithë kësaj merkatoje. 

Carioca pëlqehet nga trajneri Ernest Gjoka duke qenë se kanë punuar së bashku te Kukësi, por marrëveshja mes palëve duket e vështirë, pavarësisht pëlqimit. Pretendimet financiare të lojtarit janë të larta dhe Vllaznia nuk i ka bërë ende një ofertë zyrtare, thjesht bisedime. “Nuk është e vërtetë që do jem në Shkodër këto ditë. Mendova se do të vazhdoja karrierën në Shqipëri sërish, por nuk bëhet. Vllaznia nuk më ka dërguar një ofertë zyrtare”, – shprehet ai për Eduasportin.com. Kalimi i tij mbetet i bllokuar dhe merkatoja e Vllaznisë mbyllet me 4 goditje. /EDS/

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan