”Futbolli është si prostitucioni apo trafiku i drogës”

11 Tetor 2018
”Futbolli është si prostitucioni apo trafiku i drogës”

Skandali i trukimeve që ka përfshirë futbollin belg ka pasur pasoja edhe jashtë kufijve kombëtarë. Edhe futbollistët e mëdhenj belgë, pavarësisht se nuk luajnë aty prej vitesh, e kanë të vështirë të shmangin pyetjet në lidhje me këtë temë.

Por në rastin e Vincent Kompany, përgjigja ka qenë shumë e ashpër. Edhe pse luan prej një dekade në Premier League, mbrojtësi i Manchester Cityt ka thënë mendimin e tij të sinqertë në lidhje me atë që ka ndodhur në vendlindje.

“Tani është pak shpejt për të folur për përgjegjësi individuale, por në futboll nuk mund të befasohesh për një skandal të tillë”, janë fjalët e lojtarit për VTM Niews. “Futbolli i afrohet shumë disa sjelljeve tipike të prostitucionit apo trafikut të drogës dhe qenieve njerëzore. Janë ambiente ku qarkullojnë shumë para dhe ku gjithmonë ekziston mundësia e pagesave të padeklaruara”.

Më pas shpjegohet në detaje: “Nuk e kuptoj pse nuk bëhet transparencë në nivel ndërkombëtar. Bëhen shumë spekulime për rrogat e lojtarëve, trajnerëve, por askush nuk do të vriste shumë mendjen për to nëse rrogat do të bëheshin publike. Ta bëjmë futbollin tërësisht transparent, në mënyrë që të gjithë të japim llogari për atë që ditojmë. Sigurisht që menaxherët do të vazhdojnë të jenë të domosdoshëm për të mbrojtur interesat e futbollistëve dhe klubeve, por nuk e kuptoj pse nuk mund të hidhet më shumë dritë mbi këtë biznes”./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.