Futbolli që do të vijë, nga 2022 nis revolucioni i FIFA: Pak ndeshje, shumë play-off dhe spektakël

15 Shtator 2020

Bota e futbollit do të përballet me një revolucion të vërtetë pas vitit 2022. Lajmi bëhet I ditur nga prestigjozja italiane “La Repubblica”, e cila shpejgon se si FIFA me në krye presidentin e saj Gianni Infantino po mendon ta bëjë më spektakolar sistemin e sportit më të ndjekur në botë. Projekti ka të bëjë me futjen e play-off në të gjithë kampionatet, duke nisur si fillim nga ata më të rëndësishmit. Më pak ndeshje, një fazë e vetme pa ndeshje vajtje-ardhje dhe më pas sfida “të thata”.

Infantino

Në këtë mënyrë, sipas qeverisë botërore të futbollit do të zhdukej “mërzia” dhe do të afrohej më shumë publik. Duke qëndruar në atë që raporton gazeta italiane, sipas FIFA vetëm në këtë mënyrë, kampionatet do të bëheshin më të paparashikueshë dhe duke shtuar publikun do të afroheshin edhe më shumë sponsor. I njëjti diskutim vlen edhe për të drejtën televizive. Ky revolucion do të nisë pas finaleve të Botërorit 2022 dhe do të ndryshojë tërësisht kalendarët që do të ndahen në periudha të dedikuara për çdo kompeticion. Kampionatet lokalë do të zgjasin pesë muaj. Për futbollistët parashikohet 1 muaj pushim. Për kampionatet Botërorë dhe Europianë 1 muaj e jysmë dhe pjesa tjetër për play-off dhe Kupat e Europës. Ndërkohë, kombëtaret do të kishin gjithashtu 1 muaj e gjysmë hapësirë për ndeshjet e tyre.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com