Futbollisti/Ambasador i UNICEF-it i vjen në ndihmë spitaleve në Spanjë

25 Mars 2020

Kapiteni i Real Madridit, Serxhio Ramos dhe gruaja e tij, Pilar Rubio kanë dhuruar 264.571 maska, 1000 veshje mbrojtëse dhe 15 teste të COVID-19, për të ndihmuar Spanjën në betejën me koronavirusin.

Dhurimi i 33 vjeçarit dhe gruas së tij do të mundësohet me anë të UNICEF, për të cilën kapiteni i Spanjës shërben si ambasador në botë.

“Kemi realizuar një bashkëpunim me UNICEF, për ndihma të nevojshme dhe të menjëhershme. Pajisjet shëndetësore, jetike për profesionistët mjekësorë, do të arrijnë në Spanjë të premten,” njoftoi Ramosi.

 

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com