Futbollisti gjendet me kokën thuajse të prerë

29 Tetor 2018

Një futbollist në Brazil është gjetur i vdekur me kokën thuajse të prerë dhe organet gjenitale të prera totalisht, raportojnë mediat lokale në vendin amerikano-jugor. Lojtari i Sao Paulos, Daniel Correa Freitas, vetëm 24 vjeç, është gjetur i pajetë në Sao Jose dos Pinhais, një qytet në jug të shtetit të Paranas, të shtunën në mbrëmje.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi brazilian përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shprehur keqardhjen për atë që kishte ndodhur. “I shprehim ngushëllimet familjes”, shkruhej në deklaratë.

Shkaku zyrtar i vdekjes nuk është konfirmuar ende, por raportimet e detajuara në mediat braizliane e përshkruajnë vdekjen e tij si pasojë e torturave. “Mbi të ndjerin ishte ushtruar dhunë ekstreme, siç shihej edhe nga pasojat në trup”, shkruan një gazetë lokale.

Mesfushori me tipare sulmuese e kishte nisur karrierën te Botafogo, e më pas qe transferuar te Sao Paulo në vitin 2015. Në dy vitet e fundit ai ishte huazuar në skuadra të kategorisë së dytë, ndërsa këtë sezon luante për Sao Bento./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.