Futbollisti i Bajernit drejt Realit, Salihamixhiç: Bëmë gjithçka, fatkeqësi po e humbëm me zero

05 Nëntor 2020

Hasan Salihamixhiç zbulon me detaje dështimin e bisedimeve për rinovimin me David Alabën.

“Mund t’iu them se çfarë ndodhi. Ne negociuam dhe bëmë një ofertë për David. Ai refuzoi. 10 ditë më parë u ulëm sërish dhe bëmë një tjetër ofertë, me një afat kohor. E informuam Davidin dhe menaxherin e tij se do ta tërhiqnim ofertën kur të skadonte afati kohor dhe e bëmë. Fola sërish me agjentin e tij të shtunën dhe u përpoqa të dielën të flas sërish me Alabën, sepse doja të dija se çfarë po ndodhte. Por nuk pati asgjë të re”, tha drejtori sportiv i Bajernit, i cili sheh pak gjasa që mbrojtësi të vazhdojë në skuadër.

“Nuk e di sesi do ta gjejmë gjuhën e përbashkët. Kemi bërë një ofertë. Tani duhet të përballemi me faktin se David do të largohet. Ne donim ta dinim në një pikë për të bërë planet për të ardhmen. Dhe pastaj morëm vendimin se Boateng, Hernandez, Zyle dhe Pavar mund ta zëvendësojnë. Shkëmbim apo shitje në janar? E kam diskutuar këtë model me menaxherin Pini Zahavi, por ra poshtë si alternativë. Nëse një lojtar si ai largohet me parametër zero në fund të sezonit, do të ishte një fatkeqësi”, nënvizoi drejtuesi i Bajernit.

Për shërbimet e Alabës interesohen gjigantët Europianë: Barcelona, Real Madrid, PSG, Juventus, Mançcester Siti. Por “As” raportonte një ditë më parë se dëshira e parë e Pini Zahavit për ta dërguar klientin e tij është “Bernabeu”. Në të shkuarën, ai ia ka ofruar mbrojtësin Perezit disa herë, ndërsa agjenti izraelit fshihej edhe pas krisjes mes Bajernit dhe Levës disa vite më parë, kur ia ofronte sulmuesin polak Realit.

PANORAMASPORT.AL

www.panorama.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan