Futbollisti shqiptar vdes në moshën 32-vjeçare

11 Tetor 2018
Futbollisti shqiptar vdes në moshën 32-vjeçare

Futbollisti shqiptar Labinot Harbuzi ka vdekur mëngjesin e kësaj të enjteje pasi zemra e tij ka ndaluar në shtëpinë e familjes. 32 vjeçari i lindur në Suedi, kishte arritur të përfaqësonte kombëtaren e këtij vendi deri në skuadrën U-21.

Harbuzi u gjet në shtëpi këtë mëngjes nga babai i tij Ismeti, në gjendje kritike, por edhe pse ka lajmëruar ndihmën e shpejt as ata nuk kanë mundur ta ndihmojnë që të mbijetonte, pavarësisht transportimit për në spital.

“Është e pabesueshme ajo që na ndodhi”, citohet babai i Labinotit në mediet suedeze. “Unë dhe bashkëshortja ishim në shtëpi kur ndodhi. Duke pritur ambulancën ne u përpoqëm që ta shpëtonim duke kryer frymëmarrje artificiale. Por ishte e pamundur. Në spital na thanë më vonë se nuk mund të bëhej asgjë për ta shpëtuar. Nuk e besojmë që ndodhi kjo pasi ishte shumë mirë dhe nuk vuante nga asnjë gjë”.

Në karrierën e tij, Harbuzi ka luajtur me Feyenoord, Malmo, Genclerbirligi, Mania Sport e së fundmi militonte në kampionatin malajzian me Melaka United.

“Një ngjarje tragjike që na ka lënë pa fjalë. Ai ishte një djalë i lumtur dhe shumë pozitiv. Ngushëllimet tona familjes së tij”, tha në një deklaratë drejtori sportiv i Malmo, Daniel Andersson, i cili në periudhën 2006-2009, kur Harbuzi ishte lojtar aty, e kishte shok skuadre. “Ishte shumë i talentuar. Një mesfushor i kompletuar si në sulm, por edhe në mbrojtje”./EDS/

**********

Ndalohet ripostimi apo kopjimi i këtij artikulli pa lejen me shkrim nga eduasportin.com.

Eduasportin.com është vendtakimi i duhur për lajmet dhe të rejat nga bota e sportit. Ndiqni rrjetet sociale për argëtim, lojëra e quiz-e pafund. Lajme Sportive nga vendi e bota ne kohe reale nga Futbolli dhe sportet tjera.