Gafa e Neymarit: Uron ekipin e gabuar për triumfin në Ligën e Kampionëve

24 Gusht 2020

Neymari duket se nuk është këndellur aspak nga humbja e hidhur që pësuan në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi brazilian shpërtheu në lot në mbrëmjen e të dielës së kaluar, pasi Bayern Munich fitoi 1-0 ndaj Paris Saint-Germianit në garën më të madhe për klube në Evropë.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Kingsley Coman nga një asistim i Joshua Kimmich, që mjaftoi në fund për Bavarezët.

Kur Neymari vendosi të uronte Bayernin në Twitterin e tij për triumfin në Ligën e Kampionëve, ai ia huqi emrin.

Braziliani përfundoi duke uruar Bayer Leverkusenin në rrjetin social: “Humbja është pjesë e sportit, ne tentuam çdo gjë dhe luftuam deri në fund. Faleminderit për mbështetjen nga të gjithë ji dhe URIME për BAYER”.

Obrigado, @neymarjr! ???

No sé bien porqué me felicitas si ando de vacaciones echando el FIFA… pero gracias ? pic.twitter.com/AdoYyZL3dS

— Bayer 04 Leverkusen (@bayer04_es) August 23, 2020

I menjëhershëm ishte reagimi i Leverkusenit që e falënderoj sulmuesin brazilian: “Faleminderit Neymar. Nuk e di përse na uruat pasi jam në pushime duke luajtur FIFA, por faleminderit”. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Shfaq statistikat COVID-19

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

Të gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan