Galatasaray fillon bisedimet me Liverpoolin për afrimin e Shaqirit

22 Maj 2020

Xherdan Shaqiri duket se karrierën e tij do ta vazhdoj në Superligën e Turqisë.

Sulmuesi nga Kosova do të largohet nga Liverpooli pas dy viteve qëndrim në Anfield, ku deri më tani ka fituar Ligën e Kampionëve me klubin dhe pritet ta fitojë edhe Ligën Premier.

28-vjeçari nuk ka pasur hapësira të shumta te The Reds këtë edicion dhe kjo është arsyeja që ai pritet të largohet.

Gjiganti turk Galatasaray prej kohĂ«sh po e kĂ«rkon lojtarin dhe duket qĂ« kĂ«tĂ« verĂ« do t’ia arrijnĂ« qĂ«llimit qĂ« ta transferojnĂ« atĂ«.

Mediat turke kanë raportuar se drejtuesit e Galatas kanë filluar bisedimet me Liverpoolin për afrimin e Shaqirit.

Kampioni në fuqi i Turqisë është gati të bëjë një ofertë për huazimin e Shaqirit prej dy milionë eurove me mundës blerje për 18 milionë të tjera pas një viti.

Fatih Terim e vlerëson jashtëzakonisht shumë Shaqirin dhe e ka bërë transferimin e tij si objektivin kryesor.

Në rast se Galatasaray shpallet kampion në Turqi, atëherë do të ketë gjasa më të mëdha ta marrin Shaqirin, pasi gjilanasi do të mund të luaj përsëri në Ligën e Kampionëve.

Gjithsesi vlen të theksohet se interesim për të kanë shfaqur edhe Roma, Sevilla dhe CSKA Moska. /Telegrafi/

Coronavirus – Statistikat

TotalKosova

Infektuar
Shëruar
Vdekur

Data credits CSSE at JHU

Trendi i Coronavirus-it në Kosovë

Data credits:corona-ks

TĂ« gjitha lajmet rreth Coronavirus-it
www.telegrafi.com