Gara për Champions, Spalletti lutet të mos hyjë dhe Milani

Gara për Champions, Spalletti lutet të mos hyjë dhe Milani

Cagliari dhe Chievo për t’u rikthyer te fitorja, për të kapur ritmin Champions dhe jo për të arritur në sfidën kundër Juventus në datën 28, atë ditë mund të festojë dhe titullin, me pështymën në fyt. Pas dy pikëve mes Milan, Torino dhe Atalanta, Interi i Spalletti-t do të përballet me Cagliari-n, që nesër në mbrëmje nuk dot ketë në Meazza lojtarët e skualifikuar si Cigarini dhe Barella. Siç e thotë dhe trajneri: “Në një sezon ka shumë momente, dhe ky është nag ato momente ku ne e kemi të qartë se çfarë duhet të bëjmë dhe ku duam të arrijmë. Me paraqitjet jemi në rregul, por një gol e bën diferencën mes barazimit dhe fitores”.

Cagliari – “Tani na pret një kundërshtar, që para se të mundte Udinese-n, ka luftuar shumë, ka luajtur mirë dhe e ka merituar avantazhin në pjesën e parë. Cagliari luan me skemën 3-5-1-1, që do të thotë se vendos tetë lojtarë në mesfushë dhe duhet shumë punë për të thyer mbrojtjen e tyre. Kundër Atalanta-s na është dashur që të jemi të fortë në përballjet fizike, ndërsa tani duhet që të vrapojmë dhe të kërkojmë më shumë. Por, dua të shoh përmirësim edhe në aspektin e karakterit”.

Rafinha, goli dhe rivalët – Analiza më pas vijon edhe te individët: “Karamoh? Në Bergamo ndoshta duhet të ishte futur më parë, por do të ishte ende i dobishëm. Candreva është stërvitur me grupin, kavilja është përmirësuar. Rafinha është mirë, nuk më shqetëson që duhet të luajë çdo tre ditë, edhe pse mund të menaxhohet ditë pas dite. Por nuk duhet të acarohemi nëse gabon te një gol. E kemi cilësinë teknike, por duhet të kemi përqendrimin dhe kapacitetin për të bërë më të mirën në fushën e lojës. Objektivi i rritjes do të thotë se nuk duhet të varemi përherë nga Icardi dhe Perisic, duhet që të bëjmë diçka në fazën realizuese”.

Champions – “Kalendari nuk më duket më ndryshe nga ai i rivalëve. Roma ka rivalë më të përballueshëm në letër, por ka edhe ndeshjet gjysmëfinale për në Champions League. Fitorja kundër Barcelona-s u ka dhënë atyre shumë gjëra, edhe në kuptimin e besimit. Mes nesh dhe dy ekipeve të Romës një do të qëndrojë jashtë, të paktën nëse Milani nuk futet në garë. Ne i kemi sytë nga të gjithë”. /EDS/