Gara për FSHF-në, kandidatët goditje “poshtë mesit”

U mendua se gara për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit do të ishte e qetë dhe pa shumë polemika, por nuk rezulton të jetë e tillë. Kandidatët që duan të rrëmbejnë fronin, Armand Duka dhe Bashkim Fino, janë treguar të qetë vetëm në daljet e tyre publike. Përpara kamerave, fjalët e tyre janë për një garë të ndershme dhe pa polemika, ndërsa poshtë tavolinës, po luhet një lojë jo shumë e pastër.

I vetmi që i mbahet fjalëve të tij është kandidati i tretë Shpëtim Hala. Urime që u fute në garë, por shanset për të marrë vota janë të pakta, ju e dini edhe vetë, i nderuar!
Armand Duka dhe Bashkim Fino kanë nisur edhe kalkulimet e para për vota. I pari e nisi fushatën me prezantimet dhe organizime të rëndësishme nga FSHF-ja, i dyti me sulme dhe akuza për Shoqatat e paregjistruara sportive.

Lufta e vërtetë ka nisur për votat e klubeve, në harkun kohor të 2-3 javëve edhe ata klube që
kanë pasur organizim të kënaqshëm mes Bashkisë dhe Administratorëve kanë pasur
përplasje të thella. Dorëheqje dhe largime, një votë vlen shumë, po ashtu edhe një urdhër i dhënë. Trumbetohet me të madhe që politika nuk po fut hundët, po bëjmë sikur e besojmë, por mallkojmë veten që nuk kemi një klub futbolli këto kohë. Do të mbulonim shpenzimet për disa vjet… /EDS/   

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan