Gareth Bale raportohet se së fundmi ka pranuar një ofertë nga Kina me një pagë prej 1.3 milion euro në javë.
Sipas El Chiringuito, një klub nga Superliga e Kinës po tenton ta transferojë uellisianin, duke i ofruar dyfishin e pagës që e merr te Real Madridi.
Në vit, 29-vjeçari do të pranonte 63 milionë euro, por që ajo shumë do të rritej edhe varësisht nga suksesi që do të tregonte në ligën kineze.
?¡EXCLUSIVA @elchiringuitotv! ?
➡️BALE tiene una OFERTA MAREANTE del fútbol CHINO.
➡️Le DOBLAN el SALARIO pero le quieren a COSTE CERO y el REAL MADRID NO está dispuesto.
Información de @Borjamazarro8. pic.twitter.com/rxl0V2e37H
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) July 8, 2019
Mirëpo, siç bëhet e ditur nga televizioni spanjoll, ky klub nga Kina po tenton që ta transferojë Balen si transferim të lirë, ndërsa Los Blancos nuk do ta lejojnë atë gjë.
Lexo po ashtu: Real Madridi fillon përgatitjet para sezonale, Bale pjesë e stërvitjeve
Në maj dukej se uellsiani e kishte luajtur ndeshjen e fundit te Real Madridi në humbjen 2-0 nga Real Betisi.
Anësori ka filluar stërvitjet parasezonale me skuadrën madrilene, por që kjo ofertë nga Kina mund t’i ndryshoj gjërat në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/
www.telegrafi.com