Gati të realizojë ëndrrën e madhe, Manaj grumbullohet sërish nga Barcelona

14 Shkurt 2020

Rey Manaj është shumë pranë realizimit të ëndrrës së tij të madhe: të luajë me skuadrën e parë të Barcelonës në krah të Lionel Messi. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është grumbulluar nga trajneri Kike Setien për ndeshjen e së shtunës në La Liga kundër Getafe.

Manaj

Manaj është përfshirë në listën me 18 lojtarë, që katalunjasit do të kenë në dispozicion për këtë sfidë, çka do të thotë se minimalisht ai do të jetë në pankinën e “Camp Nou”. Por shnaset e Manaj për të debutuar me skuadrën e parë janë rritur ndjeshëm, pasi Barcelona është në emergjencë totale në sul. Sulmuesi u transferua në janar te skuadra B e klubit “blaugrana”, ndërsa më parë ishte grumbulluar nga Setien edhe për Kupën e Mbretit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
www.balkanweb.com

ulaş utku bozdoğan
ulaş utku bozdoğan astrolog
ulaş utku bozdoğan